E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, policia kap tre persona të kërkuar

Drejtoria e Policisë Qarku Durrës / foto arkiv

Dy persona të kërkuar janë kapur nga Komisariati i Policisë Durrës ditën e sotme. Krahas tyre, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak bënë të mundur edhe kapjen e një personi të tretë të shpallur në kërkim ndërkombëtar për llogari të drejtësisë italiane.

Sipas informacionit te marrë, të arrestuarit janë Oresti Liço, 22 vjeç, banues në Durrës, i dënuar me 3 vjet burg për veprën penale të mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake. Bledi Xhani, 22 vjeç, banues në Durrës, i dënuar me 18 muaj burg për veprën penale të moskallëzimit të krimit.

Një person i tretë është ndaluar për llogari të Interpolit italian. Ai është Fatmir Mema, 49 vjeç, banues në Xhafzotaj, Durrës. Ky shtetas, sipas policisë është shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi autoritetet e drejtësisë të Catanzaros në Itali e kane dënuar me 20 vjet burgim për kryerje të veprave penale të shfrytëzimit të prostitucionit dhe shfrytëzimit në formën e skllavërisë. /M.Brunga/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›