Arrestimi i shqiptarëve për krime lufte, Halimi: Terror shtetëror për spastrim etnik

Shoqërimi i të arrestuarve në ministrinë e Brendshme (foto Tanjung)

Aksioni i policisë serbe (foto Beta)
I vetmi deputet shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Riza Halimi, shprehet se arrestimi i pesë shqiptarëve të dyshuar për krime lufte gjatë konfliktit të vitit 2001, është vazhdim i terrorizmit shtetëror kundër komunitetit shqiptar.
Halimi thekson se “sjellja agresive ka nisur në dhjetor të vitit 2008 dhe ka rifilluar në korrik 2009 dhe kjo nënvizon ai është arsyeja që qindra familje shqiptare emigrojnë nga jugu i Serbisë.
Sipas Halimit, nuk është e rastësishme që një aksion i tillë ndërmerret vetëm dy ditë para mbajtjes së zgjedhjeve. Veprimi është për të fituar disa pikë politikisht, duke luajtur me fatin e vendit dhe të gjithë rajonit, thekson deputeti shqiptar.
Ai shton se ish-anëtarët e Ushtrisë për Çlirimin e Preshevës nga Bujanovci dhe Medvegja nuk janë të sigurt në Serbi edhe pse në fund të konfliktit u garantua amnisti pasi ajo nuk aplikohet për të dyshuarit e krimeve të luftës.
Ky është një proces i vazhdueshëm politik me synimin për të krijuar presion tek shqiptarët. Nga 5 500 shqiptarë që kishte në Medvegjë tani kanë mbetur vetëm 600, shprehet Halimi në nj prononcim agjencinë e lajmeve BETA.
Deputeti i Parlamentit serb, shprehet se shqiptarët janë të shqetësuar nga kërcënimet e Daçiçit se arrestimet do të vijojnë.
Serbi, pesë shqiptarë të arrestuar për krime lufte

Operacioni i arrestimit të pesë shqiptarëve (foto Beta)
Pesë shqiptarë janë arrestuar në Vranjë, në jug të Serbisë, me akuzën për krime lufte. Lajmi është bërë i ditur nga prokurori për krimet e luftës në Serbi, Vladimir Vukçeviç, i cili tha se të arrestuarit dyshohen për krime gjatë konflikt në vitin 2001. Ai nuk dha më shumë detaje, pasi hetimet vazhdojnë ende.
Lajmi është konfirmuar edhe nga ministri i Brendshëm, Ivica Daçiç, i cili doli në një konferencë për shtyp. Ai bëri të ditur se nga mësymja në tetë vende në komunën e Bujanoçit janë arrestuar tetë persona, pesë nga të cilët akuzohen për krime lufte ndaj civilëve. Sipas Daçiç, arrestimet e tyre nuk janë të motivuara politikisht.
Të arrestuarit që akuzohen për krime lufte janë Eljhami Salihi, Mustafa Limani, Sherif Abdiri, Nedir Sefedini dhe Sevdai Emurlahi. Daçiç, nuk bëri të ditur emrin, por tha se njëri prej tyre punonte si përkthyes për misionin e OSBE-së. Nëse hetimet provojnë se në të vërtet është përfshirë në krime, nuk do ta shpëtojë të qenit përkthyer i OSBE-së, tha ministri i Brendshëm. Të persona të tjerë nga tetë të arrestuarit, janë shoqëruar për rezistencë ndaj policisë dhe një tjetër për armëmbajtje paleje. /B92/
Përgatiti: F.S