Diplomacia Londër - Nju Jork - Bruksel
Java që po e lëmë pas, ishte faza më kritike dhe ndër më të vështirat për Kosovën dhe për institucionet e saj të brishta. Rrallë ndonjëherë përfaqësuesit e institucioneve tona e kishin më vështirë dhe gati asnjëherë nuk patën presion aq të fuqishëm ndërkombëtar për të pranuar një marrëveshje e cila si e tillë e cenon dukshëm tërësinë territoriale të Kosovës dhe, sidomos, cenon sovranitetin. Oferta në fillim gati ultimative e BE-së dhe e OKB-së (ndërkohë pati zbutje të deklaratave kushtëzuese ndërkombëtare) e hutoi estabilishmentin politik në Kosovë, e irritoi opozitën, duke e mllefosur me mungesën e diplomacisë e të taktit. Dhe ishte ndër goditjet më të fuqishme për institucionet tona, të cilat gjakojnë inkuadrimin në organizmat të ndryshme ndërkombëtare, gjakojnë të bëhen anëtare të BE-së, mirëpo këtë gjë do ta bëjnë me tërësinë e vet territoriale dhe me sovranitetin, pa e cenuar Kushtetutën të cilën e kanë tumirur muaj më parë. Të gjitha shtetet të cilat janë pranuar në BE, e kishin dhe e kanë tërësinë e tyre territoriale, e kanë sovranitetin, vetëm se tash kanë liri më të madhe të qarkullimit të mallrave, të njerëzve dhe të ideve, sikurse që janë të lidhura shumë më fuqishëm ekonomikisht. Po ashtu, ajo që është me rëndësi për Kosovën, sikurse që ishte me rëndësi për ato shtete që dolën nga okupimi a socializmi, janë ndihmat dhe investimet e Unionit në shtetet e reja, për t’iu afruar dhe për të plotësuar standardet e Bashkimit Evropian. Mirëpo, nuk duhet lejuar ndonjë shtet që të këmbëngulë që të bëjë presion-kushtëzim: Të pranohen gjashtë pikët dhe ja Kosova do t’i ketë rrugët e hapura.
Ajo që bie në sy është mbështetja e opozitës për të mos e pranuar marrëveshjen e gjashtë pikave dhe për të këmbëngulur në një marrëveshje tjetër, më të mirë dhe më të pranueshme për shqiptarët e Kosovës, ku Serbia nuk do të ishte partnere në Veriun e Kosovës. Se a do të përfillet këmbëngulja e ofertës së Kosovës apo OKB-ja, përkatësisht Bashkimi Evropian, do të jenë kategorikë që të qëndrojnë prapa ofertës gjashtëpikëshe, mbetet të shihet. Nëse kjo ofertë është sajesë e OKB-së, atëherë edhe dështimi t’i lihet kësaj organizate, sepse nuk është hera e parë që dështon. Nëse është bashkëpjesëmarrje BE-ja është mirë që të heqin dorë me elegancë dhe që të funksionojë më mirë boshti diplomatikë Londër - Bruksel - ShBA.
Është problem shumë i madhe se si do të reagojnë shtetet e tjera që nuk i takojnë korpusit të BE-së apo të OKB-së të cilat e përpiluan apo e tumirën marrëveshjen gjashtëpikëshe. Me një fjalë varet shumë se si do të veprojnë SHBA-të dhe Britania e Madhe. Prej këtyre shteteve Kosova pret më së shumti. SHBA-të e dërguan përfaqësuesin e tyre në Prishtinë për t’u takuar me Presidentin dhe Kryeministrin. Ndërkaq, në Britani të Madhe shkoi Presidenti, Kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës. Nga ky takim të gjithë presin shumë, natyrisht pritet një zbutje e presionit ndërkombëtar dhe një mirëkuptim ndaj brengës së shqiptarëve të Kosovës. Po ashtu, vizita në Londër është ndër vizitat e para diplomatike të nivelit kaq të lartë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, sepse përfaqësuesit e institucioneve tona pas shpalljes së pavarësisë u bllokuan për takime ndërkombëtare, nuk u ftuan askund, me përjashtim në SHBA, ku natyrisht u takuan në nivelin më të lartë. Mirëpo Evropa çuditërisht ende ka mëdyshje të vazhdueshme, ka oscilime dhe që shpeshherë ngatërrohet në diplomacinë e vet të koklavitur e me interesa ndër më të ndryshmet.
Të shpresojmë se pas vajte-ardhjeve Londër - Nju Jork - Bruksel, sërish do të përmblidhet kjo diplomaci me një pikë, Uashingtonin, dhe ajo do të jetë shumë më favorizuese sesa ajo që na ofroi Nju Jorku apo Brukseli deri më tash. Po ashtu, përfaqësuesit e institucioneve tona shpresojnë dhe presin shumë nga takimi në Londër, sepse Britania e Madhe gati një dhjetëvjetësh është më e avancuar, përkatësisht një hap para shteteve të tjera evropiane dhe ishte mbështetësja më e fuqishme e SHBA-ve në çështjen e Kosovës, që u rrumbullakua me shpalljen e pavarësisë, por tash duhet të avancojë në dëbimin e ndikimit të Serbisë në Veriun e Kosovës dhe në dëbimin e emisarëve të këtij shteti në enklavat serbe, të cilat kanë filluar sërish të bëhen bastione të rezistencës e të mosbashkëpunimit. Nuk është në interesin e askujt, sidomos jo të atyre shteteve të cilat ndërhynë në Kosovë që të qetësojnë rajonin dhe të ndalin gjakderdhjen të bëjnë sërish një vatër tjetër të krizës.
Kosova për një kohë të shkurtër eci shumë përpara, shqiptarët bashkëpunuan si asnjë komb dhe shtet tjetër në rajon më bashkësinë ndërkombëtare. Modeli i Kosovës u tregua i suksesshëm. Pse tash duhet të kopjohet modeli i Bosnjë-Hercegovinës për rregullimin e ardhëm të Kosovës, kur ai model u tregua i pafrytshëm që të mos themi se ishte i dështuar, duke qenë vazhdimisht në kufijë e shpërthimit?
Se si do të zhvillohen ngjarjet është vështirë të dihet, mirëpo nëse kthehet sërish ndikimi i fuqishëm serb në rajon, mundësia e acarimit të gjendjes është i dukshëm, sepse me të, ose më mirë të themi përmes Serbisë, po kthehet ndikimi i fuqishëm rus në gadishullin ilirik dhe ky ndikim vetëm vatra të krizës prodhon sot dhe në të ardhmen.
Po ashtu, pritet se Presidenti e Kryeministri të ftohen edhe në metropolet e tjera evropiane jo vetëm kur duhet t’u bëhet presion apo kur shpërthen ndonjë mospajtim, por edhe për nevojat, kërkesat dhe gjakimet e shqiptarëve të Kosovës.