Konflikti për pronën në Shkodër, vritet një person, plagoset nipi
Konflikti për pronën ka shënuar edhe viktimën e radhës në Shkodër. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në komunën Hajmel ku si pasojë e një konflikti është vrarë shtetasi Rrok Kaçuri dhe është plagosur nipi i tij Zef Kaçuri, raporton Ora news.
Policia njoftoi se kjo ngjarje ka ndoshur në orën 11:45 minuta. Ngjarja u zhvillua në qendër të fshatit, ndërsa dyshohet se personat kanë patur një konflikt të hershëm. Menjëherë i plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Shkodrës ku po merr edhe ndihmën mjekësore.
Ndërkohë policia ka identifikuar edhe autorët e ngjarjes të cilët dyshohen se janë tre vëllezërit Dedë, Sandër dhe Zef Arra të cilët janë arrestuar nga policia ndërkohë që vijojnë hetimet për të zbardhur shkaqet e vërteta të kësaj ngjarje të rëndë.