Diplomacia ekonomike dhe nxitja e investimeve të huaja në vend

Diplomacia ekonomike dhe roli i saj në nxitjen e investimeve të huaja dhe të diasporës shqiptare në Shqipëri ka qenë në qendër të diskutimeve në seminarin e organizuar nga diplomatët shqiptarë, ambasadorë , konsuj dhe krerë të institucioneve për emigracion dhe investimet.
Ministri i Punës Spiro Ksera tha se emigrantët vlerësohen për kontributin e dhënë në forcimin e urave lidhëse mes Shqipërisë dhe vendeve të tjera, dhe për këtë Ksera kërkoi një vëmendje të madhe të përfaqësive diplomatike në përmirësimin e shërbimeve ndaj shtetasve shqiptarë që ndodhen jashtë vendit.
Zv, Ministru i punëve të jashtme Selim Belortaja tha se emigrantët janë elementi më balancues i stabilitetit ekonomik dhe se ka një rritje të remitancave në vend , 3-4 % më shumë në krahasim me vitin e kaluar dhe për këtë duhet punuar edhe më tej.
Ky seminar dy ditor është organizuar nga Organizata Ndërkombëtare e Migracionit (IOM), Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta.