Stefanoviç: Bisedimet të fokusohen në çështjen e veriut

Shefi i ekipit negociator serb, Borislav Stefanoviç, ka thënë se statusi i serbëve në veri të Kosovës, duhet të jetë një “pjesë speciale” e dialogut politik në të ardhmen.
“Statusi i serbëve të veriut dhe e kësaj pjese duhet të definohet në dialogun e ardshëm”, ka thënë ai.
Stefanoviç ka thënë se dialogu i ardhshëm duhet të jetë një shans për ata që duan të kthehen në veri të Kosovës, ashtu si pritet edhe nga komuniteti ndërkombëtar.
“Puna nuk do të jetë e lehtë sepse Hashim Thaçi dhe ekipi i tij nuk duan që të ketë një dialog siç e do Beogradi dhe përfaqësuesit serbë në veri”, ka thënë Stefanoviç.
Duke komentuar idenë që dialogu të ngritet në nivel më të lartë, Stefanoviç është shprehur se problem është se dy partitë më të mëdha serbe janë duke e hedhur këtë iluzion. “Nuk mund të ngrihet dialogu në nivel presidentësh sepse problemi i Kosovës për ne është i zgjedhur, ne e dimë që Kosova është pjesë e Serbisë”, ka thënë ai.
Stefanoviç tha gjithashtu se ai do të pajtohet që të anulohen marrëveshjet e arritura, nëse qeveria e re serbe konsideron se ato dëmtojnë interesat e shtetit serb dhe janë anti kushtetuese.