E Shtunë, 31 Tetor 2026

Diplomacia ekonomike midis deklarimeve dhe sfidave

/ /

NgaALEKSANDER KOKOMANI

Deklarimi i zyrtareve te larte te shtetit mbi perparesine qe do ti jepet dimensionit te diplomacise ekonomike ka nje te vertete mandej duhet pare me interes. Kjo edhe per renditjen e saj ne planifikimin strategjik dhe aktivitetin ditor te diplomacise.
Duke qene njohes i kesaj fushe dhe me pas duke mbuluar per disa vjet problemet ekonomike te disa Dhomave te Tregtise diplomacia ekonomike apo marredheniet ekonomike nderkombetare-tregtare sic njihen ndryshe eshte bere nje domosdoshmeri paresore ne sherbimin e jashtem. Kjo per shkak edhe te proceseve kalimtare integruese nga njeri stad ne tjetrin te lidhura me shume faktore gjitheperfshires te gjendjes ekonomike dhe politike te vendit. Globalizimi dhe forcimi i konkurrences ndryshimet strukturore nderkombetare ne ekonomine boterore dalja e qendrave te reja ekonomike te shoqerive shumekombeshe progresi tekniko-shkencor te gjitha keto jane indikatore shumepalesh per integrimin e ekonomise dhe rendesise qe ka marre plotesimi i nevojave ekonomike financiare dhe materiale. Vec kesaj krahas ndikimit ne drejtim te imazhit te vendit faktori ekonomik analiza e strukturave dhe zhvillimeve ekonomike ka peshen e vet dominuese edhe ne gjykimin e drejte te shume proceseve dhe problemeve te sotme politike ne Shqiperi pa nje nderthurje dinamike ndermjet ekonomise dhe politikes futja e frymes se re ne diplomacine ekonomike pavaresisht nga rendesia e saj duke qene pjese perberese e diplomacise kontemporane nuk mund te konceptohet dhe realizohet pa nje shtet te forte ligjor dhe bashkepunim me te gjithe aktoret e ekonomise nderkombetare.
Realisht nuk eshte hera e pare qe flitet per diplomacine ekonomike. E mbetur ne formatin e deklarimeve mandej te ndonje rasti me teper per tu dhene nje ngjyrim akademik analizave te ndryshme. Demontimi institucional administrativ dhe praktik i sektorit te diplomacise ekonomike tregtare etj. filloi 12 vjet me pare. Pasuesit e politikes se jashtme ne ate kohe treguan pak deshire persa i perket permbajtjes dhe ne zhvillimin e metejshem te diplomacise ekonomike per pasoje veshtire se mund te behej dhe pritej gje konkrete ne kete aspekt. Per rrjedhoje sot verejme pa dashur te mohojme edhe ndonje perpjekje a permiresim mbetet te paguhet fatura e saj. Por le ta shohim konkretisht ka gjasa se ne emerimet e reja te bera ne shtatorin e 2010-s ne shumicen e rasteve neper strukturat e sherbimit te jashtem perseri nuk do te kete atashe te mirefillte apo keshilltare ekonomike dhe tregtare por do te kete diplomate qe krahas fushave te tjera do te mbulojne edhe kete sektor dhe do te vazhdohet si deri me sot qe per nje seminar njejavor njohjeje ne vendin e akredituar diplomati do ta paraqese si dokument te kualifikimit diplomatik.
Ashtu si edhe vite me pare dhe me gjithe perpjekjet e stafit te saj ne strukturat e jashtme dhe tejet minimale gjate koheve te fundit zor se mund tu bente balle kerkesave dhe problemeve me te rendomta qe dalin nga diplomacia ekonomike bashkekohore perfshire komunikimi dhe balafaqimet me institucionet e tjera ekonomike pa le me sfidat e medha qe perfshin ky sektor. Me nje hap fare simbolik te bere ne kete drejtim zor se mund te arrihet nje diplomaci ekonomike efektive.
Diplomaci informale. Raportet e deritanishme midis diplomateve politike dhe ekonomike jane te pajustifikuara dhe nuk i pergjigjen realitetit qe do te thote se ne sherbimin e jashtem te kerkohet gjithnje e me shume personel sipas sektorit qe mbulojne. Po u referohemi vendeve qe ndodhen prane nesh dhe ne zonen ekonomike rajonale. Si shembull Slovenia qe edhe pse nuk nuk renditet ne eksportuesit me te medhenj te botes pas shpalljes se pavarsise ne vitin 1991 ajo e ka krijuar fizionomine e diplomacise se saj ekonomike nepermjet ketyre kolonave kryesore sektoreve ekonomike tregtare me perfaqesi diplomatike ketu futen dhe atashehu apo keshilltari ekonomiko-tregtar Sherbimi i Informacionit te Tregtise se Jashtme informacionit mbi pastertine e figures se biznesit - i derguari i Dhomes se Tregtise se Jashtme. Pervec departamenteve perkatese ekonomike dy dhe shumepaleshe institucionet e politikes se jashtme te ketyre vendeve kane dhe nje berthame speciale pune per nxitjen e tregtise se jashtme etj. Por ajo qe eshte me e rendesishmja dhe qe mungon ne Shqiperi eshte bashkepunimi i shkelqyer dhe i zyrtarizuar midis ketyre komponenteve atricaturave te diplomacise ekonomike-tregtare ne interes te nxitjes se veprimtarise ekonomike tregtise se jashtme dhe investimeve pa shprehur asnje lloj paragjykimi me vendin qe kryen marreveshjet ekonomike per statusin qe ka ky vend ne marredheniet nderkombetare etj. Keto institute me atricaturat perkatese kane nje rol te rendesishem dhe percaktues kur behet fjale per veprimtari te ekonomise se jashtme. Pikerisht eshte kjo qe mungon ne rastin tone ku sic flitet ligji dhe rregulloret nuk mungojne por zbatimi i tyre eshte teper i zbehte fale paditurise profesionale ose mosdashjes.
Nje tregues tjeter interesant eshte fakti qe ne MPJ-ne kineze mbi 60 per qind mendohet qe te jene dhe me teper ne numer e diplomateve jane specialiste te mirefillte apo keshilltare qe mbulojne drejtpersedrejti ekonomine. Per kete qellim krahas shkollimit te tyre ne kete fushe ata e kane te detyrueshme qe te punojne disa vjet ne ndermarrje ekonomike-tregtare per te njohur nga afer metodat dhe praktikat e tyre te punes dhe se si funksionojne ato.
Nderkohe qe ne vend nuk ka nje harmonizim te domosdoshem dhe ne vazhdimesi te hallkave pasi ato kryhen me metoda zejtare me aktoret e tjere te rendesishem sic jane Dhoma e Tregtise organizatat e ndryshme tregtare-afariste apo firmat etj. Kjo quhet ndryshe diplomaci ekonomike informale ne nje kohe kur dihet se hallet dhe nevojat qe ka ky shtet ne fushen e ekonomise vazhdojne te jene shume te medha. Ky informalitet i verejtur ne ditet tona eshte vazhde e frymes se njohur nepotiste apo krahinore.
Diplomacia ekonomike duhet te bazohet ne shkence. Te paret qe kane permendur rimodulimin e domosdoshem te strukturave ne diplomacine ekonomike ne dimensionin e misionarit apo keshilltarit kane qene ISB dhe ekonomistet S.Xhepa dhe A. Mancellari ne vitin 2002.. A mund te mendohet te behet nje politike shteterore reale e tregtise se jashtme sidomos promocion informacion dhe lehtesim reduktim barrierash - pa patur funksionin perkates shteteror jashte shtetit. Sherbimet e jashtme te shume shteteve sot kane misionare ekonomike-tregtare dhe detyra te qarta lidhur me prononcimin dhe lehtesimin e tregtise. Ne ligjin aktual te sherbimit te jashtem mungon funksioni i atashehut ekonomiko-tregtar. Per ngritjen e diplomacise ekonomike ne dimensionin e tipit model kjo paraqet nje sfide te gjithanshme dhe qe kerkon angazhim total kohen dhe energjine e nevojshme. Krahas kesaj nevojitet krijimi i strukturave te atricaturave te permendura me siper ku disa nga tezat kryesore do te ishin - Koperimi dinamik mes aktoreve dhe faktoreve te tjere ekonomike MPJ-MTJ-DHT-Biznesi permes institucionalizimit administrativ pa te cilat zor se do te perballohen sfidat cilesore - Nisur nga dinamika e jashtezakonshme e ekonomise dhe tregut kooperimi fillon nga studimi i tregut aftesive disponibile dhe e vazhdushme e informacionit shperndarjen e tij. Keto perbejne nje ndihme edhe per investitoret e huaj. Kjo duhet bere ne vazhdimesi dhe jo te rinise gjithnje nga e para sa here qe nderohet kuadri politik ne vend - Njohja e tregut apo perpunimi nepermjet levave te mundshme si panairet konferencat seminaret etj. pranohet fatkeqesisht si konceptim i gabuar ne institutet dhe hallkat te cilat i mbulojne keto dimensione te diplomacise ekonomike sikur ky na qenkesh detyrim i vete biznesit nga ana e tij biznesit i duket vetja me i cliruar nga institucioni kur nuk i drejtohet ketij te fundit. Keto sjellin pasoje nje efektivitet qe lihet teresisht mes meshires dhe fatit. Te jepet pershtypja se ne shumicen e rasteve biznesi me Dhomat e Tregtise nuk kane nje koordinim te qarte ne objektivat e tyre cfare kerkohet cfare rezultatesh do te arrihen. Ka njezet vjet qe flitet e perflitet per investime ne ndertimin e arterieve te energjetikes kryesisht dhe te turizmit pa ndonje rezultat konkret. Nderkohe qe fqinjet tane si dhe vende te tjera te Europes Qendrore e Jug-Lindore dekaden dhe vitet e fundit ne treguesit e shkembimeve tregtare dypaleshe kane nje rritje ne masen mbi 50 per qind me vende qe japin te ardhura kolosale ne vlere valutore aq te nevojshme per secilin vend. Vetem Turqia ka te ardhura qe kryesisht vijne nga turizmi qe kapin nje vlere prej mbi 2 miliarde dhe ne vitet ne vijim parashikohen te disafishohen. Shqiperine e kane vizituar shume perfaqesues te kompanive nga me me emer ne bote dhe ceshte me e rendesishmja ato sillnin investime ne te gjithe sistemin e naftes gazit dhe industrine ndihmese te ruajtjes dhe transportit te saj nepermjet ndertimit te arteries rrjetit transportues te gazsjellesit apo naftesjellesit etj. Nderkohe qe ne panairet e organizuar ne keto shtete prania e firmave shqiptare eshte e paperfillshme - Pa nje organizim te persosur te ketyre veprimtarive dhe te tjera si ato ne frymen e bashkepunimit ne pergjithesi nuk do te arrihen rezultatet e deshiruara dhe per me teper thithjen e investimeve. Investitoret e huaj nuk nxitohen ata presin studiojne marrin pjese ne veprimtarite e mesiperme shohin dhe avantazhet e ndryshme dhe mbi kete baze marrin vendimet perkatese per tu futur ne treg. Per kompani gjigante si me siper apo Terwing-Gmprocvetmet te Shen-Peterburgut investitor ne fusha te mineraleve te kromit ne disa vende te botes dhe ndonje kompani tjeter te ketyre permasave te cilat emri dhe buxheti ua lejon te marrin persiper edhe risqe te medha dhe investojne edhe aty ku per momentin mungojne keta tregues ka rezerva te medha ekonomike per tu shfrytezuar.
Perfundimi. Duke iu referuar edhe pervojave negative ne disa raste vitet fundit te diplomateve te perfshire ne skema korruptive apo skandaleve nuk i nxjerr te lare si titullaret e perfaqesive ashtu edhe ata te institucionit. Ja pse deklaratat e qeveritareve per diplomacine ekonomike dhe diplomacine ne pergjithesi mbeten mes deklarimeve dhe sfides.
Autori i ketij shkrimi eshte specialist ne politiken e jashtme dhe diplomaci ne graden shkencore Master dhe Doktor ne ekonomi boterore dhe tregti nderkombetare.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›