Shemtia simbolike e antikomunizmit
NgaERMAL HASIMJA
Ndertesat e nje qyteti nuk jane te perjetshme mund te ndryshohen te prishen madje edhe te rindertohen. Qytetet kane nje jete te tyren. Ne kete drite prishja dhe zevendesimi i Piramides nuk do te kishte ndonje problem e aq me pak te futej ne listen e arsyeve...
per braktisjen e Parlamentit sic po ben PS-ja. Mirepo ne rastin konkret arsyet e dhena per prishjen dhe zevendesimin nuk jane urbanistike estetike apo ekonomike por simbolike. Pikerisht kjo permase simbolike eshte e tepruar. Po te mos besonim se z.Berisha nuk i ka seriozisht arsyet dhe ka kujtese perzgjedhese mund ta akuzonim lehte edhe per ironi te pavend. Perse Fillimisht sepse vete z.Berisha
ka me teper komunizem ne jeten e tij sesa vete Piramida te cilen madje shumica e popullsise se Shqiperise nuk e pa asnjehere nga brenda si muze te diktatorit meqe ajo sherbeu si e tille vetem per dy vjet. E nese pranojme se ndertesat jane paksa me neutrale ideologjikisht sesa njeriu atehere mund te themi se Kryeministri i bie ne qafe me kot ose te pakten nuk eshte personi i duhur per ta bere. Ashtu sic nuk eshte z.Ruci personi i duhur per ta akuzuar Berishen per nostalgji komunisti. Nese kemi probleme me ndonje ndikim te trashegimise komuniste ajo duhet kerkuar tek njerezit e jo tek ndertesat. Nese faji kerkohet simbolikisht tek ndertesat atehere duhej shembur gjithe Tirana e ndertuar qofte prej fashisteve qofte prej Enverit si dhe madje vete Kryeministri do te duhet te ndertonte ndonje shtepi ne periferi sepse banon ne nje pallat per te cilin eventualisht Edi Rama ka marre 20 per qind ryshfet.
Elementi simbolik i luftes ndaj komunizmit eshte ne kontrast me mungesen e luftes ndaj pasojave te komunizmit. Parate e ndertimit te nje Parlamenti te ri mund te ishin perdorur me mire duke ua shtuar demshperblimeve modeste te ish-te perndjekurve. Ne vend qe te luftohet komunizmi simbolikisht mund te ishte zgjidhur prej kohesh pasoja me e rende ekonomike e tij grabitja e prones private me reformen agrare te vitit 1946. Ish-pronaret mund te jene me te interesuar per te marre pronat qe ua mori Enveri sesa per te hequr nje simbol te pretenduar te komunizmit. As kjo nuk eshte bere. Dekomunistizimi nuk eshte marre asnjehere seriozisht ne Shqiperi dhe arsyeja kryesore per kete eshte perdorimi i antikomunizmit per qellime te politikes se dites. Nese kuadrot e rinj oportuniste te viteve 90 ekipi Shpresa i komunizmit do te besonin vertet te komunizmi shnderrimet demokratike nuk do te kishin ndodhur kurre. Ne kushtet e nje disidence te rrasur burgjeve ajo qe e beri te mundur renien e komunizmit ishte riciklimi i elites komuniste ne demokrate te flakte kombinuar me veprimin e sinqerte te rinise vertet demokratike studentore. Ata qe nuk kishin me shpresa per te hyre ne Bllok tashme synonin podiumet demokratike. Ky ekip Shpresa komunist eshte sot akuzuesi me i eger i ekipit te veteraneve kryesisht Nexhmije Hoxhes dhe Ramiz Alise. Revolucioni demokratik nuk ishte i dhunshem sepse mes protestuesve nuk ishin vetem viktimat por edhe ish-aktoret e komunizmit. Ajo qe u pa si tolerance sociale ne fakt ishte pjeserisht riciklim. Ky riciklim eshte faktori kryesor qe ndikon ne marredheniet e sotme te elites sone me komunizmin. Ato jane simbolike sepse simbolet manipulohen me lehte. Keshtu p.sh. dosjet prekin vetem veglat e regjimit por jo komisaret ideologe dhe as ekipin Shpresa madje nuk do te preknin as vete Enverin po te ishte gjalle.
Keto dalldisje antikomuniste te herepashershme mund te kishin me teper kuptim menjehere pas renies se diktatures atehere kur edhe vete Kryeministri aktual ishte president dhe madje president i gjithepushtetshem. Perse duhej pritur 20 vjet per te hequr kete simbol qe u urryeka kaq shume Perse duhej pritur 20 vjet per te krijuar nje komision per nxjerrjen ne pah te krimeve te komunizmit Perse duhej pritur 20 vjet per ceshtjen e dosjeve
Simbolet kane kuptim ne nje kontekst te caktuar. Jashte kontekstit ato kthehen ne shenja bosh. Sot qytetaret e Tiranes e njohin Piramiden si ish-seline e nje televizioni privat madje te rinjte nen 25 vjec mund te mos e dine fare zanafillen e saj. Une personalisht kam hyre me dhjetera here te Piramida por vetem nje here kur ishte muze i diktatorit atehere kur shkolla na dergoi per viziten e rastit. Duke kerkuar prishjen e saj Berisha nuk po heq nje simbol por po krijon nje kontekst ose me sakte po e kthen ate per ta ricikluar.
Ne fund ka edhe nje aspekt shume qesharak deri ne idhtesi te pretendimit per ti dhene vendin e duhur tempullit te demokracise medemek Kuvendit shqiptar. Ky Kuvend jo vetem qe nuk eshte tempulli i demokracise por sipas te gjithe sondazheve te tranzicionit shihet nga qytetaret si tempulli i papergjegjshmerise dhe korrupsionit. do shqiptar por sidomos ata qe vuajne per nje cati siper kokes ka te drejte te ndihet i fyer kur sheh reklamimin e salles se re luksoze te Kuvendit e jo me pastaj kur meson se menjehere pas rinovimit te saj deputetet tane te nderuar meritokan nje ndertese te re madheshtore ne zemer te Tiranes. Per me teper ne atmosferen e pasojave te krizes boterore ne Shqiperi kjo tingellon e hidhur. Ndoshta deputetet nuk e kane shume te qarte se cili eshte opinioni i publikut per shumicen derrmuese te tyre.