Dueti BB dhe euroborxhi
NgaERVIN BUSHATI
Para pak ditesh cdo familje shqiptare ka paguar 600 euro per te pare debutin e nje dysheje te vjeter aplikuar ne nje art te ri. Java qe sapo kaloi na la me shijen e entuziazmit triumfues te financave publike qe arriten te marrin nje hua masive dhe te shumekerkuar.
Ndoshta ishim deshmimtare te rastit me unik ne bote kur nje qeveri krenohet me borxhin e saj ne fryrje. Zakonisht qeverite nuk jane krenare per huane qe marrin e aq me teper te flasin me superlativa per nje ngarkese te re financiare qe do te lene per brezat e ardhshem qe kane nder mend te punojne ne kete vend. Kjo kryeveper financiare ishte per ne si qytetare nje dhurate e duetit BB qe drejton financat tona
publike.
Dyshja qeverisese Bode-Berisha ka vendosur te rrise borxhin kombetar te shqiptareve me nje sasi te re te konsiderueshme sasi qe do te paguhet ne vite nga gjithe shtetasit e ketij vendi. Borxhi i ri me emrin eurobond do te thote nje hua e re e marre ne nje dite per nje vlere prej 300 milione eurosh nga qeveria. Kjo vlere bashke me interesat qe do te paguhen thjesht perkthehet ne 600 euro per cdo familje shqiptare. 600 euro ishte bileta qe pagoi cdo familje shqiptare javen e kaluar per te pare shfaqjen e ekzaltuar te nje ministri per nje dite te vetme.
Prej 2 vitesh dyshja Bode - Berisha tentonin te merrnin nje borxh te madh qe eshte sa 3 per qind e GDP ekonomise sone kombetare. Tentativat e deshtuara sollen nje borxh ne vitin elektoral 2009 qe erdhi me dyfishin e interesit te nje huaje normale. Ato para me vlere 1 miliard leke te reja qe u paraqiten nga ministri i Financave si kursimet e nje borxhi te ri ishin ne fakt shpenzimet e teperta e borxhit te para nje viti - marre ne kushte dhe me interesa kriminale per te perfunduar farsen elektorale te shiritave dhe rrugeve pa fund e pa mbarim.
Qeveria e vendit po perdor perseri te njejten zgjidhje origjinale per te perballuar pergjegjesine ndaj borxhit publik dhe detyrimeve financiare qe ka ndaj te treteve borxhin afatmesem ua ka kaluar ne ngarkim firmave vendase qe kane kontrata me shtetin dhe ate afatgjate ua ka lene ne kurriz brezave te ardhshem. Gjendja e mjeruar e biznesit ne vend eshte sindrome e paster krize ekonomike dhe nje ogur i erret per te ardhmen ekonomike dhe stabilitetin financiar te vendit ne nje periudhe te afert.
Dueti BB ka nje performance te re per shqiptaret njekohesisht spektatore dhe aktore ne kete shfaqje. Piramida dhurate qe do te marrin kesaj radhe eshte ndryshe ne pamje por e njejte ne natyre me ate te vitit 96. Kesaj radhe borxhi merret jashte dhe u ngarkohet atyre qe jane brenda vendit. Dueti BB flet per nje borxh te ri si per nje dhurate te re per vendin paraqet si integrim lidhjet me boten e tregut te lire nepermjet borxheve i thur lavde dhe hymne nje huaje me shume sikur te ishte zhvillimi real i ekonomise sone te perbashket.
Problemet e vjetra dhe te reja te Shqiperise nuk zgjidhen as me nje borxh e as me ekonomine euforike - qe praktikon mazhoranca e sotme njesoj si ajo e para 13 viteve. Problemi i vetem madhor ne kete vend eshte vete shteti. Per sa kohe shteti ky parazit i madh dhe agresiv do te thithe energjine dhe burimet e ketij vendi qytetaret do te degjojne te tilla brockulla justifikuese per te mbuluar kalbjen e madhe qe vjen nga thelle.