Diplomacia shqiptare përshëndet Senatin holandez dhe Parlamentin grek për NATO-n
Autori i Lajmit: red.
Vendimet e marra të martën nga Senati i Holandës dhe Parlamenti grek, shënojnë përfundimin e procedurave të ratifikimit të protokolleve nga parlamentet e të gjitha vendeve anëtare të NATO-s, duke i hapur rrugën anëtarësimit të plotë të Shqipërisë në Aleancë, në Samitin e ardhshëm të Strasburg-Kehl-it. "Ministria e Jashtme përshëndet vendimet e djeshme të Senatit holandez dhe të Parlamentit të Republikës së Greqisë për ratifikimin e Protokolleve të Anëtarësimit të Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO". Me këtë rast kjo ministri “falënderon të gjitha vendet anëtare të Aleancës për impenjimin e dëshmuar në përmbushje të angazhimit politik, të marrë gjatë Samitit të Bukureshtit për të ratifikuar Protokollet e Anëtarësimit përpara Samitit të prillit 2009. MPJ, vijon njoftimi, vlerëson gjithashtu se periudha e shkurtër, vetëm disamujore, gjatë së cilës u realizuan të gjitha ratifikimet, është një shprehje tjetër e mbështetjes së vazhdueshme dhe të pakursyer, që vendet anëtare të NATO-s i kanë dhënë Shqipërisë në rrugën e saj të integrimit euroatlantik. Përfundimi i këtij procesi historik është shprehje e vlerësimit të partnerëve tanë për reformat e gjithanshme të ndërmarra nga Qeveria shqiptare dhe transformimet e padiskutueshme që ka përjetuar Shqipëria këto vitet e fundit. Gjithashtu, ky hap shpreh besimin e vendeve anëtare të Organizatës në aftësinë e Shqipërisë për të qenë një aleat i denjë dhe i besueshëm, me kapacitetet e nevojshme për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në sistemin e sigurisë kolektive. MPJ siguron vendet anëtare të NATO-s se Shqipëria është e gatshme për t u përballur me përgjegjësitë dhe detyrimet që rrjedhin nga anëtarësimi në këtë Aleancë dhe është plotësisht e vendosur për të vijuar procesin e reformave në drejtim të konsolidimit të mëtejshëm institucioneve dhe shtetit ligjor, me qëllim përmbushjen e standardeve të nevojshme që kërkon integrimi euroatlantik", - përfundon deklarata publike e bërë nga Ministria e Jashtme.
Ky lajm është publikuar: 19/02/2009