Ngjela dhe Bakalli do të kërkojnë votat e qendrës së djathtë
Autori i Lajmit: Plarent Shehu
E legalizuar vetëm një ditë më parë nga Gjykata e Tiranës, partia “Ligj dhe drejtësi” ofron risi në konceptet e saj mbi mënyrën e organizimit dhe fuksionimit të tregut, sistemit fiananciar dhe atij bankar. Si parti e spektrit politik të qendrës së djathtë, në fokus ka angazhimin për dëmshpërmblim të ish- të persekutuarve të regjimit komunist, kthimin e pronës ose dëmshpërblimin e pronarëve të ligjshëm. Të gjithë synimin e kësaj force politike, deputeti Spartak Ngjela e përktheu në një fjali të vetme: garantimin e zbatimit të ligjit. Në pritje të zgjedhjeve të përgjithshme, angazhimi i kësaj force do të jetë po aq në kandidimin për deputetë të figurave të njohura, kryesisht nga shoqëria civile.
Nisma me e re politike e avokat Spartak Ngjelës është regjistruar zyrtarisht duke i hapur rrugë konkurrimit të kësaj partie në zgjedhjet e 28 qershorit. Programi i paraqitur prej dyshes më të lartë drejtuese të partisë, Ngjela-Bakalli, e pozicionon partinë për Ligj dhe Drejtësi, si një parti e qendrës së djathtë. “Në Shqipëri sot funksionon vetëm 17 për qind e zbatimit të ligjit. Ne mendojmë se kemi kapur kontradiktat thelbësore, e një ndër to është mosrespektimi i ligjit”, - u shpreh Ngjela. Dhe pikërisht në këtë spektër të elektoratit, ata presin edhe mbështetjen më të madhe, si pasojë siç pohojnë ata, e zhgënjimit nga qeveria e Partisë Demokratike. “Ish- të përndjekurit e ish-pronarët janë mbështetësit tanë natyralë, por edhe ajo kategori që politika i ka mbajtur larg kutive të votimit do të orientohet drejt nesh”, - u shpreh Bakalli. Avokat Ngjela, vetë ish- i burgosur politik, u tregua i kujdesshëm, kur iu kërkua të komentonte vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e zbatimit të ligjit të Lustracionit. “Ne jemi parti e ligjit dhe drejtësisë dhe nuk pranojmë shkeljen e Kushtetutës. Ne respektojmë institucionet nëse ato e zbatojnë ligjin”, - u shpreh Ngjela. I pyetur për të ardhmen e koalicionit të “Polit të Lirisë”, alternativës brenda qendrës së djathtë, rivale të Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj, Ngjela konfirmoi se deri tani me demokristianët e Nard Ndokës dhe LZHK-në e Dashamir Shehit është rënë dakord vetëm në parim, por gjithçka do të qartësohet javët e ardhshme. Ajo që ka më shumë rëndësi për avokat Ngjelën është se Partia për Ligj dhe Drejtësi” u ofron shqiptarëve pikërisht atë që u mungon, zbatimin e ligjit në një shtet demokratik.
Ky lajm është publikuar: 19/02/2009