E Shtunë, 31 Tetor 2026

Diplomat, 1400 studente ne proteste

Studentet e drejtesise dhe 400 nga ekonomiku i jane drejtuar Ministrise se Arsimit me diplomat e tyre ne duar per te marre nje sqarim perse ato nuk jane regjistruar ne regjistrin e MASH. Sipas tyre, diplomat te cilat ata mbajne ne duar jane te pavlefshme pasi nuk sherbejne as per te siguruar nje vend pune dhe as per te vazhduar studimet pasuniversitare. "Kemi kerkuar te vazhdojme masterin e magjistratures, por jemi perjashtuar nga ky master per shkak te diplomes, konkursi i masterit u zhvillua diten e hene dhe kjo na detyroi te vijme sot te kerkojme pergjegjesit e ketij skandali" kane pohuar studentet e juridikut. Studentet e sapo diplomuar ne Fakultetin Juridik, por edhe ate Ekonomik, i kerkojne kryeministrit dhe ministrit te Arsimit te njohin diplomat e tyre zyrtarisht. Te rinjte, kerkojne qe ministri i ri te beje sa me shpejt ndryshimet pasi ata nuk mund te aplikojne per pune si dhe per masterat e nivelit te dyte.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›