E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deklaratat e vitit 2008, “kriza” u reflektua në xhepat e Berishës e te ministrave

Kryeministri Berisha ka shtuar llogaritë bankare me shuma qesharake, 13 dhe 897 lekë. Pjesa më e madhe e ministrave rezultojnë borxhlinj ndaj bankave

Shaban Sulçe

Kryeministri Berisha prej kohësh ka insistuar se Shqipëria, gjatë vitit të fundit të qeverisjes, arriti një rritje ekonomike mbi 8%, megjithatë kjo rritje ekonomike nuk është reflektuar aspak në “xhepat” e tij dhe të ministrave. Të paktën nga sa konstatohet në deklaratat e pasurive që Berisha dhe pjesëtarët e kabinetit të tij kanë depozituar për vitin 2008 në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive. Këto deklarata dëshmojnë se pasuria e kryeministrit dhe e ministrave të tij jo vetëm që nuk ka pësuar rritje, por, pse jo, kanë qenë në kuotat e një recesioni ekonomik, të cilin po e vuan edhe sot ekonomia botërore. Pasuria zyrtare e ministrave të qeverisë vijon të jetë modeste. Shumica e tyre janë ende kreditorë në banka, ndërsa kryeministri Berisha ka mundur ta shtojë pasurinë e tij me shifra qesharake. Gjatë vitit 2008 kryeministri Berisha ka arritur të shtojë shumën financiare në dy depozita bankare me shumën e 13 dhe 897 lekëve.
Po të shikosh deklaratën e pasurisë së kryeministrit Berisha arrin të kuptosh se në Shqipëri është shumë e vështirë të kursesh dhe të shtosh pasurinë, edhe duke pasur një pagë super të paguar si ajo e kryeministrit. Në 8 llogaritë bankare që rezultojnë me emrin e kryeministrit Berisha dhe bashkëshortes së tij, shtesat financiare të marra të gjitha bashkë nuk e arrijnë shifrën e 1 milion lekëve. Madje, në tri llogari bankare, shtesat janë në shuma modeste, si 13 lekë, 5824 lekë apo 897 lekë. Për më tepër, kryeministri rezulton që të ketë tërhequr rreth 2500 lekë nga këto llogari gjatë këtij viti.

Deklaratat e pasurive të ministrave të qeverisë “Berisha” për vitin 2008

Sali Berisha
10 074 lekë shtesë në gjendjen e llogarisë në Tirana Bank në emër të Liri Berishës
13 lekë shtesë në gjendjen e llogarisë në Tirana Bank, llogari në emër të Liri Berishës
1500 lekë pakësim në gjendjen e llogarisë në Intensa San Paolo Bank, llogari në emër të Sali dhe Liri Berishës
5824 lekë gjendje e re llogarie në Bankën Credins, llogari në emër të Sali Berishës
406 735 shtesë në gjendjen e llogarisë në Bankën Credins
300 lekë pakësim në gjendjen e llogarisë në Raiffeisen Bank, llogari në emër të Liri Berishës
897 lekë shtesë në gjendjen e llogarisë në Raiffeisen Bank
122 796 lekë shtesë në gjendjen e llogarisë në Raiffeisen Bank, llogari në emër të Sali Berishës
776 lekë pakësim në gjendjen e llogarisë në Raiffeisen Bank, llogari në emër të Sali Berishës
2 149 592 lekë të ardhura nga paga e kryeministrit
9 000 lekë të ardhura nga shpërblimet si kryeministër
576 947 lekë të ardhura nga paga e bashkëshortes Liri Berisha

Genc Pollo
Të ardhurat
1 668 241 lekë paga vjetore neto nga puna si ministër i Arsimit dhe i Shkencës (deri në 25.07.2008) dhe më tej si zëvendëskryeministër
136 051 lekë honorare nga kryesimi i Këshillit të Arsimit të Lartë dhe të Shkencës (deri në 25.07.2008)
Detyrimet
1642 euro, shuma e shlyer nga deklarimi i mëparshëm i kredisë së marrë nga Banka San Paolo Intensa për blerjen e apartamentit në Golem, Kavajë
13 800 euro shuma e mbetur për shlyerjen e kredisë së mësipërme

Bashkëshortja
Dajena Pollo, këshilltare e gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese

Ndryshimet e pasurisë
38 200 euro të siguruara nga shitja e apartamentit 1+1 në Golem
30 000 euro parapagesë për blerjen e një apartamenti në fshatin turistik, Laguna Blu, në Qerret
140 932 lekë pakësim në llogarinë bankare te Intensa San Paolo Bank
10 681 euro shtesë në llogarinë bankare te Intensa San Paolo Bank
12 265 dollarë shtesë në llogarinë bankare te Intensa San Paolo Bank.
4622 lekë pakësim nga llogaria bankare në Raiffeisen Bank
142 546 lekë shtesë në llogarinë bankare Intensa San Paolo Bank
136 132 lekë shtesë në llogarinë bankare Intensa San Paolo Bank

Të ardhura
1 194 608 lekë paga vjetore nga puna si këshilltare në Gjykatën Kushtetuese
93 150 lekë të ardhura nga aktiviteti i mësimdhënies në Fakultetin e Drejtësisë
27 945 lekë të ardhura nga aktiviteti mësimdhënës në Shkollën e Magjistraturës
700 euro të ardhura nga aktiviteti mësimdhënës për kursin e formimit social-politik
2084 euro nga pjesëmarrja si anëtare në mbledhjet e Komitetit Europian kundër Torturës
614 euro të ardhura nga një konsulencë me IOM
12 165 USD rimbursim i Fondit të Pensioneve nga UN Joint Staff Pension Fund
Detyrimet
1642 euro, shuma e shlyer nga deklarimi i mëparshëm i kredisë së marrë nga Banka San Paolo Intensa për blerjen e apartamentit në Golem, Kavajë
13 800 euro, shuma e mbetur për shlyerjen e kredisë së mësipërme

Bujar Nishani
5 325 euro, depozitë në Raiffeisen Bank
1 672 254 lekë të ardhura nga paga vjetore si ministër i Brendshëm
82 860 lekë të ardhura nga paga e bashkëshortes pranë MKTRS
270 492 lekë të ardhura të bashkëshortes si anëtare e Bordit të Posta SHA
660 000 lekë të ardhura nga qiraja e dyqanit në qytetin e Durrësit
285 810 lekë shuma e shlyer gjatë vitit 2008 për kredinë e marrë në vitin 2006 për blerjen e një apartamenti
4 720 425 lekë, detyrimi i mbetur për t’u shlyer nga kredia e mësipërme

Lulzim Basha
1 590 924 lekë të ardhura nga paga vjetore si ministër i Jashtëm
21 000 lekë të ardhura nga shpërblimi i fundvitit si ministër i Jashtëm
29 573 euro të ardhura nga paga e bashkëshortes si drejtore Programesh në Fondacionin WPPP, Amsterdam, Holandë
45 000 euro të siguruara nga shitja e apartamentit në Golem, Durrës
40 000 euro pjesa e paguar për blerjen e një apartamenti në Qerret, Kavajë

Sokol Olldashi
1 400 000 lekë shtesa në pasurinë e luajtshme në likuiditete, depozitë dhe cash
1 516 608 lekë të ardhura nga pagesa vjetore si ministër, shpërblimi si anëtar i KRRTRSH-së, shpërblimi i fundvitit si buxhetor si dhe dietat
1 004 800 lekë të ardhura nga pagesa vjetore e bashkëshortes Enkelda Olldashi, pedagoge në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë
1 718 187 lekë të ardhura nga pagesa vjetore e bashkëshortes, pedagoge e jashtme në shkollën e lartë jopublike “UFO”

Ridvan Bode

78 246 lekë shtesë në llogarinë rrjedhëse në Raiffesen Bank (1 119 800 lekë)
1 000 000 lekë pakësim të llogarisë rrjedhëse në Credins Bank
1 328 636 lekë pakësim të llogarisë rrjedhëse në Intensa San Paolo Bank
1 953 euro pakësim të llogarisë rrjedhëse në Intensa San Paolo Bank
4 000 000 lekë shtesë në depozitën bankare në Alpha Bank
2 000 000 lekë pakësim i borxhit prej 20 milionë lekësh të dhënë në vitin 2000
2 400 000 lekë shuma e shpenzuar për blerjen e një apartamenti në Qerret, Kavajë
1 850 911 lekë të ardhura vjetore nga paga, shtesa e shpërblime si ministër
1 183 453 lekë të ardhura nga paga, shtesa e pensioni për Eglantina Bode
9 672 lekë të ardhura nga pensioni familjar për Eraldo Boden
126 000 lekë shuma e shlyer gjatë vitit 2008 për kredinë e marrë për blerjen e një apartamenti banimi
1 898 000 lekë detyrimi i mbetur për shlyerjen e kredisë së mësipërme
1 112 euro shuma e shlyer gjatë viti 2008 për kredinë konsumatore të marrë në Raiffeisen Bank
28 888 euro detyrimi i mbetur për shlyerjen e kredisë së mësipërme

Genc Ruli

3 075 dollarë shtesa në depozitën pranë Raiffeisen Bank nga interesat vjetore
6 085 dollarë shtesa në depozitën pranë San Paolo Bank nga interesat vjetore
200 euro shtesë nga depozita në San Paolo Bank nga interesat vjetore
369 558 lekë interesa nga bonot e thesarit Banka e Shqipërisë
581 881 lekë shtesë nga interesat e llogaritura në bonot e thesarit, Alpha Bank 2, Banka e Shqipërisë
1 801 euro shtesa nga interesat vjetore në depozitën pranë Alpha Bank
1232 dollarë interesa të llogaritura për depozitën 10-vjeçare të shkollimit të vajzës në ABA Intensa San Paolo Bank
40 000 Dollarë pakësim të likuiditeteve të dhëna për blerjen e një banese
1 641 581 lekë të ardhura nga paga vjetore si ministër
22 000 lekë të ardhura nga pjesëmarrja në Bordin e Agjencisë së Zhvillimit të Zonave Malore
32 042 lekë pagesa nga pjesëmarrja në Bordin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit
99 000 lekë shpërblime të marra gjatë vitit 2008
1 518 000 lekë të ardhura nga paga e bashkëshortes
60 000 lekë të ardhura nga shpërblimet e bashkëshortes
7 600 euro shuma e paguar për shlyerjen përfundimtare të kredisë prej 20 000 eurosh të marrë për blerjen e një makine të tipit “Toyota”
4 289 euro shuma e shlyer gjatë vitit 2008 për kredinë e marrë për blerjen e një apartamenti pranë Bankës Kombëtare Tregtare
187 167 euro detyrimi i mbetur për kredinë e mësipërme
30 600 euro të shpenzuara për blerjen e tokës për ndërtim shtëpie me sipërfaqe 612 metra katrorë në komunën e Farkës

Majlinda Bregu

6 623 euro shtesë në depozitën në Raiffesen Bank
10 600 euro shtesë në depozitën në Intensa San Paolo Bank
90 000 euro pakësim depozite në depozitën në Intensa San Paolo Bank llogari në emër të bashkëshortit
1 750 000 lekë të ardhura nga paga vjetore si ministre
52 000 lekë të ardhura nga paga e bashkëshortit
773 540 lekë gjendje në llogarinë rrjedhëse në Intensa San Paolo Bank
166 euro gjendje në llogarinë rrjedhëse në Intensa San Paolo Bank

Pasuria e kreut te LSI-së Ilir Meta

Ilir Meta, deputet, kryetar i LSI-së

43 256 lekë llogari për pagat në Credins Bank
4 807 dollarë llogari bankare për shlyerje kredie në San Paolo Bank
2 777 566 lekë paga dhe shpërblime si deputet në Kuvendin e Shqipërisë
659 565 lekë të ardhura nga bashkëshortja si ish-deputete në Kuvendin e Shqipërisë
378 789 lekë të ardhura nga bashkëshortja si anëtare e Këshillit Bashkiak Tiranë
22 000 dollarë shuma e shlyer nga deklarimi i mëparshëm për kredinë e marrë për blerjen e një apartamenti banimi në Durrës
40 000 lekë shtesë në llogarinë bankare të bashkëshortes Monika Kryemadhi
Kontratë sipërmarrje në emrin e Monika Kryemadhit mbi truallin e deklaruar më parë, në rrugën “Teodor Keko”, mbrapa Doganës së Tiranës, me firmën “Agikons”, nga e cila përfiton 35% të sipërfaqes së ndërtimit
p

11 Shtator 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›