E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarr në Manati të Lezhës

Një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer në fshatin Manati në rrethin e Lezhës. Zjarri ka shkaktuar djegien e disa shtëpive në fshat. Banorët kanë mbetur pa strehë dhe janë detyruar që të flenë jashtë.
Edhe pse kanë mbërritur menjehere forca të shumta të zjarrëfikësve shuarja e flakëve ka qenë mjaft e vështirë.
Ende nuk dihet shkaku i vërtetë i zjarrit dhe policia po heton rreth ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›