E Shtunë, 31 Tetor 2026

Babai: Shqiptari me perdhunoi 2 vajzat

Ledi Koraqi

Opinioni grek, por edhe ai shqiptar eshte shokuar nga nje ngjarje teper e rende me protagonist nje emigrant shqiptar. Per nje periudhe kohore prej 5 vjetesh, nje emigrant shqiptar emri dhe i te cilit nuk behet publik, dyshohet se ka abuzuar seksualisht me dy vajza te mitura greke, qe tashme jane 12 dhe 17 vjece, te dyja me kombesi greke. Mediat greke duke iu referuar burimeve nga Drejtoria per Mbrojtjen e te Miturve ne Drejtorine e Policise se Athines, saktesuan se emigranti 32 vjecar, me kombesi dhe shtetesi shqiptare (origjina e tij ne Shqiperi nuk behet e ditur) dhe me leje te rregullt qendrimi, eshte arrestuar dje ne oren 02.00, ne banesen e tij me qira ne Athine. Sipas policise, ngjarja ka ndodhur ne zonen veriore te Athines. Shqiptari i akuzuar per perdhunim, eshte arrestuar nga skuadra antikrim e kryeqytetit helen. Veprimi shtazarak i manjakut 32-vjecar rendohet akoma me shume, sepse ai ka shfrytezuar faktin se vajzat ishin te semura mendore.

Ngjarja

Emigranti shqiptar mesohet se punonte si roje ne nje magazine. Ne vitin 2004 ai kishte marre nje shtepi me qera, prane vendit ku punonte. Pak kohe me pas njihet edhe me nje vajze greke atehere 16 vjece, qe kishte lidhje familjare me dy vajzat e semura mendore. Lidhja me vajzen greke arriti deri ne fejese. Duke perfituar nga kjo lidhje, shqiptari le shtepine me qera dhe shkon te banoje tek familja e te fejuares, e cila ndodhej shume prane familjes greke qe kishte dy vajza te semura mendore. Ne kete menyre shpeshtohen edhe hyrje-daljet tek kjo familje. Pikerisht ketu ka lindur deshira e shfrenuar prej manjaku seksual e te riut shqiptar, ndaj dy vajzave atehere 7 dhe 12 vjece, duke perfituar edhe nga semundja mendore e tyre. Abuzimi seksual i te riut shqiptar me dy te miturat greke, dyshohet se ka vazhduar per afro pese vjet me radhe. 32-vjecari shqiptar kishte nisur fillimisht te abuzonte me to dhe me pas i perdhunonte sistematikisht. Pergjate ketyre 5 vjeteve asgje nuk kishte rene ne sy nga ana e te fejuares se tij.

Arrestimi

Ngjarja eshte zbuluar rastesisht nga babai i dy te miturave. Ai ka insistuar duke i pyetur vajzat ne lidhje me djalin shqiptar. Ato kane treguar momentet e tmerrshme qe kishin perjetuar pergjate 5 viteve te abuzimit seksual te te riut shqiptar. Kaq eshte dashur dhe babai i vajzave ka denoncuar shqiptarin ne policine e Athines. Pas nje ekzaminimi mjekesor, eshte vertetuar abuzimi seksual me dhune i ushtruar ndaj dy te miturave. Pas denoncimit, policia greke e ka pasur shume te lehte te arrestoje 32-vjecarin. Atij i jane komunikuar edhe akuza e perdhunimit dhe abuzimit seksual me te mitura. Tashme pritet qe 32-vjecari te dale perpara togave te zeza, ku do t'i caktohet edhe masa e sigurise per akuzat e ngritura ndaj tij.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›