Diplomat, Veliaj i dergon leter MASH-it: Ashpersim legjislacionit
Presidenti i "Albanian University", Astrit Veliaj, ka kerkuar nga Ministria e Arsimit ashpersimin e legjislacionit per rastet e falsifikimeve te dokumentacioneve ne universitete akademike. Ne nje leter publike, Veliaj i referohet rastit te ndodhur me diplomimin e djalit te politikanit italian Umberto Bosi ne Itali. "Albanian University i kerkon Ministrise se Arsimit te ashpersoje legjislacionin ne fushen e pandershmerise akademike dhe ne rastin e konstatimit te falsifikimit ne universitetet private apo publike te sanksionoje me ligj heqjen perfundimtare te ushtrimit te aktivitetit", - shprehet Veliaj. Ai thekson se imazhi i universiteteve eshte demtuar nga rasti i fundit i publikuar ne media. "Albanian University, si mbare shoqeria shqiptare, eshte e tronditur nga skandali i fundit, i diplomimit te dyshimte te dy shtetasve italiane", - shprehet Veliaj, duke shtuar se "imazhi i vendit dhe i botes akademike eshte demtuar rende ne nivel kombetar dhe nderkombetar". Presidenti i "Albanian University" thekson se keto masa duhet te merren per te garantuar ndershmerine ne funksionimin e shtetit. "Shoqerite e civilizuara dallojne, jo se nuk kane njerez qe shkelin normat dhe kodet morale, por se kane mekanizmat per t'i zbuluar dhe ndeshkuar me ashpersine e ligjit shkelesit e tij", - shprehet Veliaj. Ai fton perfaqesuesit e botes akademike qe te reagojne ndaj mungeses se ndershmerise ne arsimin universitar.
Reagim i Albanian University mbi diplomimin e dy shtetasve italiane ne Universitetin Kristal
Nga Astrit Veliaj - presidenti i "Albanian University"
Albanian University si mbare shoqeria shqiptare eshte e tronditur nga skandali i fundit i diplomimit te dyshimte te dy shtetasve italiane ne Universitetin Kristal. Imazhi i vendit dhe i botes akademike eshte demtuar rende ne nivel kombetar dhe nderkombetar.
Albanian University nuk mund te besoje se nje universitet shqiptar arrin te shperdoroje deontologjine profesionale, reputacionin akademik dhe besimin e studenteve, prinderve dhe pedagogeve te tij. Ne e konsiderojme te papranueshme tjetersimin e universitetit nga nje institucion i tejcimit te dijes ne nje mekanizem te falsifikimit dhe mashtrimit te shoqerise.
Per te qartesuar opinion publik dhe deshmuar pafajsine, ne i kerkojme publikisht Universitetit Kristal te beje transparencen e plote dhe te menjehershme te dokumentacionit qe verteton jo vetem regjistrimin, por dhe frekuentimin 3 vjecar te cdo lende, procesvarbalet e vleresimit periodik dhe perfundimtar te nenshkruara nga pedagoget, procesverbalet semestrale te nenshkruar nga drejtuesit e departamenteve dhe dekanatit, sikurse procesvarbalet e provimit te diplomimit te dy shtetasve italiane.
Ne te njejten kohe Albanian University i kerkon Ministrise se Arsimit te ashpersoje legjislacionin ne fushen e pandershmerise akademike dhe ne rastin e konstatimit te falsifikimit ne universitetet private apo publike te sanksionoje me ligj heqjen perfundimtare te ushtrimit te aktivitetit.
Shoqerite e civilizuara dallojne jo se nuk kane njerez qe shkelin normat dhe kodet morale, por se kane mekanizmat per t'i zbuluar dhe ndershkuar me ashpersine e ligjit shkelsit e tij. Ne ftojme institucionet e shtetit dhe boten akademike te reagojne fuqishem ndaj mungeses se ndershmerise kudo ku ndeshen dhe te higjenizojne shoqerine dhe arsimin universitar nga viruset e tranzicionit.