E Shtunë, 31 Tetor 2026

Integrimi, Haxhinasto vizite ne Suedi

Zevendeskryeministri dhe Ministri i Puneve te Jashtme, Edmond Haxhinasto, do te zhvilloje nje vizite pune ne Suedi, ku do te takohet me drejtuesit me te larte te ketij vendi. Procesi i integrimit te Shqiperise, marredheniet dypaleshe dhe zhvillimet ne rajon jane disa prej temave qe do te trajtohen ne takimet e kreut te diplomacise shqiptare. Gjate dites se sotme, Haxhinasto do te takohet me ministrit suedez te Puneve te Jashtme, Carl Bildt. "Me homologun suedez, z. Haxhinasto do te diskutoje per ecurine e marredhenieve dypaleshe, mundesite per zhvillimin e metejshem te tyre, sidomos ne fushen ekonomike. Gjithashtu, axhenda e bisedimeve permban ceshtje te integrimit europian te Shqiperise, te bashkepunimit ne kuadrin shumepalesh, zhvillimet ne Kosove dhe ne rajonin e Ballkanit Perendimor etj.", - thuhet ne njoftimin e Ministrise se Jashtme per viziten. Gjate vizites, z. Haxhinasto do te takohet edhe me Sekretarin e Shtetit per Ceshtje te BE-se, Oscar Waglund, me Kryetarin e Parlamentit, z. Per Westerberg, me Ministren per Tregtine, Ewa Bjorling, si dhe me Sekretarin suedez te Shtetit, Frangk Belfrage.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›