E Diel, 1 Nëntor 2026

PS: Qeveria, me shume vemendje per zonat bregdetare



Drejtues te Partise Socialiste kane nisur prezantimin e programit te kesaj force politike ne zonat rurale. Ne kuadrin e takimeve Rruga e Programit, Komisioni i Programit per Ceshtjet Sociale zhvilloi nje takim me banore te fshatit Cuke ne rrethin e Sarandes. Ne kete takim deputetja e qarkut te Vlores, Luiza Xhuvani, Kryetari i Komisionit te Programit te PS per Ceshtjet Sociale, Prof. Kosta Barjaba, dhe Kryetari i PS te rrethit Sarande, Gjergji Merkuri, paraqiten disa aspekte themelore te Programit te PS, duke u fokusuar ne zhvillimin social, zhvillimin e kultures, zhvillimin e bujqesise dhe zhvillimin e integruar rural. Perfaqesuesit e PS kane zgjedhur fshatin Cuke, per shkak se ne te banojne ne mirekuptim pjesetare te komuniteteve te ndryshme etnike si; came, labe, minoritare greke, rome. Ky mozaik kulturor, etnik dhe fetar, nenvizoi deputetja Luiza Xhuvani, eshte mbajtur parasysh nga Partia Socialiste ne bashkepunimin me komunitetin e Cukes dhe te Komunes se Alikos, e banuar kryesisht nga minoritare greke. Politika e kujdesshme dhe mbeshtetja e vazhdueshme e PS per banoret e kesaj komune ka siguruar ne vijimesi fitoren e socialisteve dhe aleateve te tyre ne zgjedhjet parlamentare dhe lokale ne Komunen e Alikos. Ne kete fitore kane kontribuar edhe banoret punedashes dhe kulturedashes te Cukes. "Por Cuka nuk eshte aty ku duhet te jete, per shkak te politikave jovizionare, te papergjegjshme dhe klienteliste te kesaj qeverie, e cila e konsideron pjesen bregdetare te saj si nje pre per klientet e qeverise dhe jo si nje aset per zhvillimin dhe mireqenien e banoreve", - tha deputetja Xhuvani. Ajo u shpreh se Programi Socialist ofron garanci te medha per zhvillimin dhe mireqenien e banoreve te komunes se Alikos dhe te fshatit Cuke. Kosta Barjaba ne fjalen e tij u perqendrua ne trajtimin prej Programit te PS te zhvillimit te fshatit dhe perspektivave qe u hapen banoreve te Cukes ne vizionin e ketij Programi. Zgjidhja e menjehershme e problemeve te prones do t'u paraprije politikave e programeve te investimeve e zhvillimit ne kete zone, te cilat do te krijojne me shume pune dhe te ardhura per banoret e saj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›