Reforma zgjedhire, PD: OK, cdo drafti qe merr konsensus Eva Gjura
Partia Demokratike siguron se cdo propozim qe merr nje konsensus te gjere politik, do te ndihmoje ne pasjen e nje Kodi Zgjedhor sa me efikas dhe te pakontestueshem nga palet, pohon deputetja demokrate Lajla Pernaska. Ajo vlereson se krijimi i partise se re (FRD), nga nje grup emrash, te cilet dikur kane milituar ne radhet e PD-se, ndersa tani per arsye te ndryshme jane larguar prej saj, nuk perben asnje problem apo risi. Gjate nje interviste per "Koha Jone", deputetja Pernaska deklaron se krijimi i partive te reja ka qene pjese e pandare e gjithe procesit te zhvillimeve demokratike ne vendin tone, por ecuria dhe impakti i tyre ka qene i ndryshem. Sesa vlere dhe peshe politike do te kete kjo force politike, deputetja e PD-se thekson se, do te jete koha dhe perballja me elektoratin, ajo qe do ta tregoje vlerat. Duke u ndalur tek zgjedhja e emrit te presidentit te ri, Pernaska deklaron se megjithese procesi i diskutimit si ne politike dhe ne media ka muaj qe ka nisur, diskutimi konkret per emrin zyrtare do te nise sipas afateve qe percakton Kushtetuta e vendit. Ajo thekson se mazhoranca ka te gjitha potencialet per te zgjedhur kandidaturen per postin e Kreut te Shtetit.
Po diskutohet reforma zgjedhore. Ju si PD keni firmosur nje deklarate te partive te vogla per korrektim te sistemin, deklarate e cila tashme eshte depozituar ne Kuvend nga partite e vogla. Mendoni se duhet korrektuar sistemi, ka probleme apo u firmos ajo deklarate thjesht per te plotesuar nje "teke" te partive te vogla?
Procesi i reformes zgjedhore po i afrohet finalizimit. Edhe roli dhe perfshirja e partive te vogla eshte nje aspekt i dobishem dhe i patjetersueshem i tij. Cdo propozim qe merr nje konsensus te gjere politik, besoj do te ndihmoje ne mbarevajtjen e ketij procesi per te pasur nje Kod Zgjedhor sa me efikas dhe te pakontestueshem nga palet.
Komisioneri Fyle sapo mbylli viziten ne Shqiperi, duke u shprehur se vendi yne ka mundesi reale per marrjen e statusit kete vit. Sa mundesi ka Shqiperia ta marre statusin kete vit, i kemi plotesuar te gjitha kushtet dhe nese jo te gjitha, cfare detyre ka mbetur pa plotesuar?
Prioriteti paresor i axhendes sone parlamentare dhe qeveritare mbetet permbushja e detyrave dhe kritereve per anetaresimin ne BE. Edhe vizita e z. Fyle sot vjen ne nje klime konsensusi, sic provoi edhe votimi pas gati 3 vjetesh i projektligjit te gjykates administrative. Nga ana e mazhorances asnjehere nuk ka munguar vullneti per permbushjen e kushteve per marrjen e statusit. Uroj qe edhe opozita te vazhdoje ne te njejten fryme bashkepunimi deri ne finalizimin e kesaj axhende mjaft te rendesishme per vendin dhe te ardhmen e tij.
Eshte zyrtarizuar partia e re, e cila do te drejtohet nga ish-funksionare te PD-se me ne krye z.Topi. Gjate prezantimit te saj, z. Oketa eshte shprehur se kjo force politike do te jete e qendres se djathte dhe do te perfaqesoje shtresen e mesme, sa e shqeteson PD krijimi i kesaj partie ne zgjedhjet e 2013?
Krijimi i partive te reja ka qene pjese e pandare e gjithe procesit te zhvillimeve demokratike ne vendin tone. Ecuria dhe impakti i tyre, sigurisht ka qene i ndryshem per subjekte te ndryshme qe jane krijuar dhe vete historia dydekadeshe e Partise Demokratike, eshte bartese e rasteve te njepasnjeshme te shkeputjes prej saj dhe formesimit te partive te reja ne spektrin politik te djathte. Sigurisht, matesi me i mire i peshes dhe rolit te nje subjekti te ri politik, eshte faktori kohe. Mendoj se e rendesishme per Partine Demokratike eshte te impenjohet ne kete periudhe paraelektorale per te riorganizuar dhe konsoliduar strukturat dhe anetaresine e saj. Per mendimin tim, shqetesimin tone ne duhet ta kemi me votuesin, me qytetarin, per te qene sa me prane nevojave dhe problematikes se tyre dhe duke punuar me mjaft perkushtim per te gjetur zgjidhjet e duhura.
Bamir Topi duke sulmuar PD, eshte shprehur se kapitulli me kete force politike eshte mbyllur nga ata qe mezi priten qe ta largonin duke e ngritur ne detyre. Kandidimi i Topit si president ishte i qellimshem, per ta larguar nga PD?
Une kam qene votuese ne zgjedhjen e Presidentit Topi. Ndonese ai proces ishte i veshtire, i bojkotuar nga opozita dhe nen trysnine e vazhdueshme te rrezikut per t'u futur ne nje qark vicioz te zgjedhjeve te parakohshme, e rendesishme eshte se u arrit finalizimi me sukses i tij dhe funksionimi normal i jetes institucionale ne vend.
Pak kohe ka mbetur nga publikimi i emrit dhe zgjedhja e presidentit te ri. Nderkombetaret cdo dite bejne deklarata duke kujtuar se ky proces eshte i rendesishem dhe zgjedhja e presidentit do te monitorohet prej tyre. Gjithashtu, ata kerkojne edhe nje president konsensual. PD ka nisur diskutimet per zgjedhjen e nje emri te pranuar nga te gjithe?
Ky proces, ndonese ka marre prej kohesh vemendjen e opinionit te gjere publik dhe jo vetem atij politik, sigurisht po kalon ne fazat perkatese procedurale, bazuar ne Kushtetute. Vleresoj faktin qe ka nje game te gjere emrash dhe propozimesh qe qarkullojne ne opinion, duke i dhene nje gjitheperfshirje kesaj faze. Edhe brenda PD, besoj do te konsolidohet ne momentin e duhur kandidatura qe do te permbushe me se miri portretin e Kreut te Shtetit.
Duke mbetur tek presidenti, kryetari i PS, z. Rama, ju ka nisur nje leter partive politike dhe konkretisht kryeministrit Berisha, ku i kerkon qe te takohen te dy drejtperdrejte per te kembyer pikepamjet dhe per te hapur nje dialog konstruktiv per zgjedhjen e presidentit. Keni ndonje koment per kete nisme te z. Rama?
Opozita eshte e lire te ndermarre nismat e saj. Pergjegjesia paresore per cdo subjekt politik ose jo, eshte respektimi institucional dhe konstitucional per cdo kandidature te mundshme qe do te propozoje.
Kane nisur diskutimet e emrave konkrete, Nano eshte nje nga ata qe ka veteshpallur kandidaturen dhe ka nisur takimet me faktorin politik. Do ta mbeshtese PD kandidaturen e Nanos per president, nese vjen si propozim i LSI?
Mendoj se procesit duhet t'i leme kohen e vet te maturimit dhe sigurisht deri ne fazen finale do te kemi emrat konkrete qe do te arrijne te marrin mbeshtetje, ose jo.