E Diel, 1 Nëntor 2026

Shalsi-Gjanes: Drejtimi i komisionit po demton punen e Kuvendit

Deputeti i Partise Socialiste Eduard Shalesi e cileson punen e Komisionit te Veprimtarive Prodhuese si aktivitet i nje institucioni qe eshte aneks i qeverise. Pas incidentit te ndodhur disa dite me pare mes tij dhe deputetit demokrat Jemin Gjana, Shalsi i ka derguar nje leter Gjanes, ku shprehet se puna e ketij institucioni eshte perkeqesuar gjate koheve te fundit. "Do te mjaftonte nje shikim i shpejte i procesverbaleve te mbledhjeve, per te kuptuar lehtesisht nivelin e ulet, ne te cilin ka rene puna e ketij komisioni, qe ju kerkoni dhe e keni shnderruar ne nje aneks te qeverise", - thote Shalsi. Sipas tij, ky institucion nuk ka kryer funksionin qe i cakton ligji, dhe qe eshte monitorimi i veprimtarive te qeverise. "Sipas standardeve me te mira te vendeve te zhvilluara te BE-se, te cilave do te doja t'i referohesha, detyra e ketij komisioni parlamentar eshte, nder te tjera, te kerkoje informacion te plote per propozimet qe sjell qeveria, si dhe te monitoroje, kontrolloje dhe kerkoje llogari ne punen e ekzekutivit", - shprehet Shalsi ne letren e tij. Deputeti i PS-se thekson se institucionet qeverises nuk i jane pergjigjur kerkesave te deputeteve te opozites per te dhene sqarime ne lidhje me veprimtarine e tyre. "Eshte bere tashme e papranueshme qe pyetjeve dhe shqetesimeve te deputeteve te opozites t'i pergjigjeni ju, dhe jo njerezit pergjegjes, te cileve ne i jemi drejtuar. Dhe i referohem disa rasteve ku nder me flagranti eshte ai i ne lidhje me privatizimin e "Albpetrolit". Ministria e Ekonomise me gjithe premtimin e perfaqesuesit te saj, se do t'i jepte me shkrim, regjistruar ky edhe ne procesverbal, nuk iu pergjigj kurre pyetjeve qe ne i adresuam", - shprehet Shalsi. Ne reagimin e tij, Shalsi permend dhe sjelljen e kreut te komisionit, Gjana, ne lidhje me debatet dhe replikat qe kane pasur gjate mbledhjes se fundit. "Nuk mund te le pa permendur sjelljen tuaj, e cila, ne vend qe t'i sherbente moderimit te diskutimit ne komision, thjesht sa nxiti perfaqesuesit e Ministrise te neglizhonin dhe anashkalonin kerkesat tona", - shprehet Shalsi ne reagimin e tij. Deputeti i PS-se thekson se menyra e drejtimit te ketij komisioni po behet pengese per plotesimin e detyrave dhe te kritereve te Bashkimit Europian per marrjen e statusit te vendit kandidat. "Jam i bindur se anshmeria e skajshme ne drejtimin e komisionit do te sillte pasoja, te cilat do te demtonin rende, jo vetem rolin dhe efikasitetin e punes sone dhe ate te parlamentit ne teresi, por qe do te cenonin dhe rrezikonin seriozisht edhe plotesimin e kriterit te Komisionit Europian per nje funksionim sic duhet te parlamentit", - shprehet Shalsi ne letren e tij.

Deputeti demokrat Jemin Gjana dhe ai socialist Eduard Shalsi gjate mbledhjes se 2 majit ne Komisionin e Veprimtarive Prodhuese, kane debatuar ashper me njeri-tjetrin. Debati ka nisur mbi projektligjin per peshkimin dhe me pas ka perfunduar me fyerje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›