E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, pranga grabitësit të banesave

Durrës- Identifikohet një vjedhës serial banesash në Durrës. Por kur të dhënat verifikohen plotësisht për një vjedhje të madhe prej 193.000 lekësh, policia konstaton se autori i kësaj vjedhjeje ishte arrrestuar për një tjetër vjedhje që ishte bërë në korrik të këtij viti. I dyshuari quhet Kongres Cuti, një 21-vjeçar nga Tropoja.

HETIMI

Më 20 korrik të këtij viti një 59-vjeçar nga një zonë e Shkozetit në qytetin e Durrësit, lagja nr.14 është paraqitur i shqetësuar në polici dhe ka denoncuar se një person i kishte hyrë brenda në banesë dhe se i kishte vjedhur të gjitha paratë që kishte. Pas këtij denoncimi, strukturat e specializuara të policisë organizuan mbledhjen e të dhënave që do të mundësonin gjetjen e personit që kishte kryer këtë vjedhje. Ata pyetën dhe siguruan informacion se kush mund të kishte pasur dijeni mbi ndodhjen e kësaj shume lekësh në banesë dhe siguruan nga burime kontaktet e personave të ndryshëmme persona me precedentë penalë që mund të ishin në nevojë për të kryer këto vjedhje. Punonjësit e policisë pas verifikimit të vjedhjes në banesë mundësuan identifikimin e autorit të dyshuar për kryerjen e saj si dhe sigurimin e provave që bëjnë të mundur dokumentimin ligjor të saj.

IDENTIFIKIMI

Në sajë të përdorimit të metodave speciale të hetimit u grumbulluan një sërë provash ligjore të cilat çuan në identifikimin e autorit të dyshuar të ngjarjes, i cili rezultoi përsëritës në vjedhjen e banesave në qytetin e Durrësit. Aktualisht ky shtetas ndodhet i arrestuar në Durrës për vepren penale të mësipërme. Pas kësaj policia ka bërë me dije se i dyshuariquhet Kongres Cuti, lindur ne Tropoje në vitin 1987 dhe banues ne lagjen Nr.14 Durres. “Ky shtetas dyshohet se gjatë orëve të natës të datës 20.07.2008, ne kohën kur në banesë nuk ndodhej njeri, ka hyrë dhe ka vjedhur aty shumën e 193.000 lekeve”- thonë burimet e policisë. Ai ishte i arrestuar që më parë dhe tashmw atij i duhet të përballet me togat e zeza edhe pwr krimin e sapo dokumentuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›