"Universitetet private e publike, 50 me 50"
Kryeministri Berisha mori pjese dje ne ceremonine e diplomimit te studenteve te pare ne Universitetin "Zonja e Keshillit te Mire", ne Tirane. "Sot, Universiteti "Zonja e Keshillit te Mire" u jep diplomat e para evropiane, vajzave dhe djemve, qe kane perfunduar me sukses studimet ne kete universitet. Kjo perben nje nga zhvillimet me te rendesishme e me pozitive per arsimin shqiptar. Gjithashtu, kjo eshte nje dite kuptim plote sepse kjo arritje u be e mundur nga sektori privat i arsimit", u shpreh Kryeministri. Berisha tha se rektori i ketij universiteti, Paolo Ruatti e njohu me faktin se gjate ketyre viteve jane ftuar dhe kane dhene mesim mbi 450 profesore, profesore te asociuar dhe specialiste te shquar te universiteteve italiane. "Sot ne Shqiperi funksionojne rreth 10 universitete publike dhe po kaq edhe private. Une dua te garantoj universitetet private, se ne rast se ata aktualisht perballen apo mbulojne rreth 12 % te arsimit te larte, do te beje cdo perpjekje qe vitet qe vine, natyrisht nese shqiptaret do te votojne kete mazhorance, qe kjo perqindje te shkoje drejt barazise dhe tejkalimit", u shpreh kreu u qeverise. Pershendeti dhe zv.rektori, Tritan Shehu, nderkohe qe ishin te pranishem dhe ministrja e Shendetesise, Godo dhe perfaqesues te trupit diplomatik.