E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia kallezon ne prokurori Rucin dhe Bracen

Paradoksi

Policia e Shtetit ka bere kallezim per dy deputetet e Partise Socialiste me pretendimin se bene thirrje publike per revolte. Sipas njoftimit per mediat Strukturat e Hetimit dhe te Parandalimit te Krimit te Policise se Kryeqytetit pas deklaratave te bera publike ne mediat elektronike dhe te shkruar referuan materialet ne Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Tirane ne ngarkim te shtetasve Erjon Brace dhe Gramoz Ruci deputet te subjektit Partia Socialiste e Shqiperise.

Po sipas njoftimit te policise referimi ne Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Tirane ndaj shtetasve te sipercituar do te kaloje per konsumim te vepres penale te Thirrjes publike per veprime te dhunshme veper penale e cila parashikohet nga neni 223 te Kodit Penal.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›