E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kaos ne KQZ largohen anetaret e opozites

Degradon procesi per shpalljen e rezultatit ne Tirane

Beteja per Tiranen thyen cdo parameter te veprimit te arsyetuar. Ajo cfare rendom shihet ne komisionet e nivelit te dyte dhe te trete ku perplasjet fizike dhe sharjet jane nje menyre tradicionale per te imponuar rezultatin ka gjetur vend dje edhe ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve ne nje seance te karakterizuar dhe madje perfshire nga ngjarje te pazakonta. I vendosur nen nje regjim sigurie te nivelit te larte perimetri i selise se KQZ-se eshte rrethuar nga nje kordon policie i cili eshte dashur te administroje grumbullimin njerezor te thirrur nga Partia Socialiste. Ballafaqimi jashte selise qe ka cuar deri ne goditje fizike mes deputeteve socialiste dhe forcave policore eshte zhvendosur edhe brenda ne mbledhje e cila ka pasur probleme serioze te mbarevajtjes e madje te rendit te brendshem te saj. Kjo aq sa anetari i opozites Artan Laze ka paralajmeruar doreheqjen nga detyra apo edhe zv/kryetarja Deshira Subashi ka nenvizuar faktin se ndjehet e kercenuar dhe nen presion.

Vendimi per Tiranen

Elementi qe ka ndezur situaten edhe brenda KQZ-se ka qene diskutimi i vendimit te KQZ-se per vleresimin e fleteve te votimit per kryetarin dhe Keshillin e Bashkise se Tiranes te cilat jane gjetur ne kutite e gabuara. Paraprakisht kerkesa ankimore qe ka vene ne levizje kete akt eshte lexuar nga perfaqesuesi ligjor demokrat Njazi Kosovrasti e qe mandej eshte shoqeruar me nje kerkese kembengulese te kolegut te tij socialist Genc Gjoncaj per lejimin ne salle edhe te deputeteve socialiste. Kjo e fundit eshte hedhur poshte me vendim te komisionit i cili mandej ka vijuar punen per shqyrtimin ne planin teknik. Parimisht KQZ-ja ka adoptuar nenin 123 te Kodit Zgjedhor si argument ligjor per te konstituuar veten si Komision i Zones se Administrimit Zgjedhor per Tiranen cka i jep te drejte per pasoje te beje vleresimin e fleteve te votimit. Rimarrja e kesaj cilesie pertej faktit qe percaktohet qarte ne Kod ate te hartimit te tabeles perfundimtare per Bashkine eshte cilesuar nga perfaqesuesit opozitare si teresisht antiligjore e madje kriminale. Ne veshtrimin ligjor dy kane qene pikepamjet qe kane vene seriozisht ne diskutim ligjshmerine e aktit ne fjale te dyja te dhena nga perfaqesuesi ligjor socialist Genc Gjoncaj. Anetari i opozites Artan Laze ka deklaruar se po luhet me fatet e Shqiperise duke paralajmeruar kreun Arben Ristani direkt mos shty se do te shtyhesh. Si faze fillestare e mbledhjes ky debat i mberthyer ne argumente politike dhe teknike nuk ka penguar nisjen e procedures se vleresimit te fleteve duke risjelle keshtu ne tavoline nje rezultat te shpallur si pasoje e mbledhjes numerike te tabelave te te 11 KZAZ-ve te Tiranes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›