E Diel, 1 Nëntor 2026

Emri i Maqedonise, Drucas: Asnje propozim nga SHBA

Perfaqesuesi i diplomacise greke, Dimitris Drucas ka deklaruar se nga Shtetet e Bashkuara nuk ka pasur asnje propozim per zgjidhjen e kontestit te emrit me Maqedonine. Ministri i Jashtem plotesues, Drucas ka mohuar keshtu spekulimet, se Uashingtoni i ka bere propozimet gjate vizites se kryeministrit Papandreu. "Nuk ka pasur propozim nga SHBA. Ajo qe kemi eshte vija jone e kuqe kombetare, perkatesisht pozicioni "erga omnes". Pra, nje emer te komplikuar me percaktim gjeografik", ka deklaruar Drucas. Me tej diplomati grek ka shtuar se Athina zyrtare, eshte e angazhuar qe te arrije me vendin fqinj nje zgjidhje te negociuar. Nuk kane qene te pakta perplasjet e diplomacise dhe qeverive te te dy vendeve, ne lidhje me emrin e Maqedonise.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›