Diplomati francez: Mbështesim reformat kushtetuese
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka pritur dje drejtorin e BE-së në Ministrinë e Jashtme franceze, Jacques Faure. Gjatë fjalës së tij, përfaqësuesit francezë kanë përshëndetur realizimin e reformën për ndryshimet kushtetuese të miratuar në Kuvendin e Shqipërisë, duke e konsideruar atë një zhvillim pozitiv, në konsolidimin e demokracisë dhe në funksionimin e Parlamentit shqiptar. "Franca, si anëtare e Bashkimit Evropian, mbështet zhvillimet pozitive dhe reformat e ndërmarra nga qeveria "Berisha", reforma që tregojnë se Shqipëria është në rrugë të mbarë me një objektiv të qartë drejt BE-së. Ne do të vijojmë qëndrimin tonë mbështetës dhe inkurajues për vendin tuaj", është shprehur Faure.
Ndërsa, nga ana e saj, Kryetarja e Kuvendit e ka falënderuar Faure për mbështetjen që qeveria, Presidenti dhe institucionet franceze kanë dhënë në proceset integruese të Shqipërisë në BE dhe NATO.
Ndërsa, nga ana e saj, Kryetarja e Kuvendit e ka falënderuar Faure për mbështetjen që qeveria, Presidenti dhe institucionet franceze kanë dhënë në proceset integruese të Shqipërisë në BE dhe NATO.