Milo: Nuk bëjmë lojën e askujt
Paskal Milo deklaroi dje në mbledhjen e KPD-së se Partia Socialiste nuk iu përgjigj asnjëherë thirrjeve institucionale të kësaj partie për mbledhjen e tryezës së koalicionit. "Në varësi se çfarë potenciali elektoral ne jemi në gjendje t‘u ofrojmë partnerëve tanë të ardhshëm në zgjedhjet parlamentare, do të varet edhe fati i negociatave me ta dhe pesha e përfaqësimit të partisë sonë në listat e përbashkëta të kandidatëve", siguroi Milo. PDS-ja, sipas tij, ka potencialet e duhura, të vlerësuara, të provuara e të njohura elektorale, që e bëjnë atë të paneglizhueshme e të konsiderueshme për çdo partner potencial të ardhshëm në zgjedhjet parlamentare. "Familja shqiptare e së majtës ka katër parti parlamentare, të vjetra e të reja. Gjithsecila ka rolin dhe peshën e saj dhe asnjëherë nuk duhet ngatërruar ose njësuar e majta dhe opozita vetëm me një parti, qoftë kjo edhe Partia Socialiste, siç dëgjojmë rrallë ndonjë person apo në ndonjë vend", u shpreh Milo. Ai nënvizoi faktin se PDS-së nuk i lejohet dhe nuk duhet të bëjë lojën e askujt kundër dikujt, lojën e një partie kundër një tjetre.
Amendamentet
Paketa e plotë e ndryshimeve kushtetuese
Në mbështetje të neneve 83, pika 1 dhe 177, pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e më shumë se një të pestës së anëtarëve të Parlamentit, Kuvendi ka vendosur të ndërhyjë në ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998 "Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë", për të bërë këto ndryshime:
Neni 1
Neni 64 ndryshohet si më poshtë:
"Neni 64
1. Kuvendi përbëhet nga 140 deputetë, të zgjedhur me sistem proporcional me zona zgjedhore shumemërore.
2. Zona zgjedhore shumemërore përputhet me ndarjen administrative të një prej niveleve të organizimit administrativo-territorial.
3. Kriteret dhe rregullat për zbatimin e sistemit zgjedhor proporcional, për caktimin e zonave zgjedhore dhe për numrin e mandateve për secilën zonë përcaktohen në ligjin për zgjedhjet".
Neni 2
Neni 65 ndryshohet si më poshtë:
"Neni 65
1. Kuvendi zgjidhet çdo 4 vjet. Mandati i Kuvendit fillon me mbledhjen e parë të tij pas zgjedhjeve dhe përfundon në të njëjtën datë të të njëjtit muaj të vitit të katërt nga data e mbledhjes së parë. Në çdo rast, Kuvendi qëndron në detyrë deri në mbledhjen e parë të Kuvendit të ri të zgjedhur.
2. Zgjedhjet për Kuvendin e ri zhvillohen në periudhën zgjedhore më të afërt që i paraprin datës së përfundimit të mandatit të Kuvendit. Periudhat zgjedhore dhe rregullat për thirrjen e zgjedhjeve për Kuvendin përcaktohen në ligjin për zgjedhjet.
3. Në rast shpërndarjeje të Kuvendit para përfundimit të mandatit të plotë, zgjedhjet thirren jo më vonë se 45 ditë pas shpërndarjes së tij.
4. Kuvendi nuk mund të nxjerrë ligje gjatë periudhës 60 ditë para mbarimit të mandatit të tij deri në mbledhjen e parë të Kuvendit të ri, me përjashtim të rasteve të vendosjes së masave të jashtëzakonshme".
Neni 3
Neni 67 ndryshohet si më poshtë:
"Neni 67
1. Presidenti i Republikës e mbledh Kuvendin e porsazgjedhur jo më parë se data e përfundimit të mandatit të Kuvendit paraardhës, por jo më vonë se 10 ditë pas mbarimit të këtij mandati. Kur Kuvendi paraardhës është shpërndarë para mbarimit të mandatit, Presidenti i Republikës e mbledh Kuvendin e ri jo më vonë se 10 ditë pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve.
2. Në rast se Presidenti i Republikës nuk e ushtron këtë kompetencë, Kuvendi vetëmblidhet në ditën e dhjetë të afatit të parashikuar në pikën 1 të këtij neni".
Neni 4
Neni 68 ndryshohet si më poshtë:
"Neni 68
1. Kandidatët për deputetë paraqiten në nivel zone zgjedhore nga partitë politike, koalicionet zgjedhore të partive politike, si dhe nga zgjedhësit. Një kandidat mund të paraqitet vetëm për një nga subjektet propozuese, sipas kësaj pike. Renditja e kandidatëve për deputetë në listat shumemërore nuk mund të ndryshohet pas paraqitjes së listës në komisionin zgjedhor përkatës. Rregullat për regjistrimin e kandidatëve për deputetë përcaktohen në ligjin për zgjedhjet.
2. Në ligjin për zgjedhjet përcaktohen edhe kritere dhe rregulla të tjera të nevojshme për organizimin dhe zhvillimin e zgjedhjeve, duke përfshirë ato për regjistrimin e zgjedhësve, zhvillimin e fushatës zgjedhore, administrimin, vlefshmërinë e zgjedhjeve dhe shpalljen e rezultateve të tyre".
Neni 5
Neni 87 ndryshohet si më poshtë:
"Neni 87
1. Kandidati për President i propozohet Kuvendit nga një grup prej jo më pak se 20 deputetësh. Një deputet nuk lejohet të propozojë në të njëjtën kohë më shumë se një kandidat.
2. Presidenti i Republikës zgjidhet me votim të fshehtë dhe pa debat nga Kuvendi. Për zgjedhjen e Presidentit, Kuvendi zhvillon deri në pesë votime.
Votimi i parë zhvillohet jo më vonë se shtatë ditë nga fillimi i procedurës për zgjedhjen e Presidentit. Secili nga votimet e tjera zhvillohet jo më vonë se shtatë ditë nga përfundimi pa sukses i votimit pararendës. Votimi quhet i kryer edhe kur në konkurrim nuk paraqitet asnjë kandidat. Në votimin e dytë, të tretë dhe të katërt mund të paraqiten kandidatë të rinj, sipas kushteve të pikës 1 të këtij neni.
3. Presidenti zgjidhet në votimin e parë, të dytë ose të tretë, kur një kandidat merr jo më pak se tri të pestat e votave të të gjithë anëtarëve të Kuvendit. Në votimin e katërt dhe të pestë zgjidhet President kandidati që siguron më shumë se gjysmën e votave të të gjithë anëtarëve të Kuvendit.
4. Votimi i pestë zhvillohet kur në votimin e katërt asnjë kandidat nuk ka siguruar shumicën e kërkuar të votave. Votimi i pestë zhvillohet vetëm midis dy kandidatëve që kanë marrë më shumë vota në votimin e katërt. Në rast se ka më shumë se dy kandidatë me të njëjtin numër votash, kandidati që merr pjesë në votim caktohet me short.
Në rast se pas votimit të katërt nuk ka mbetur asnjë kandidat në konkurrim, për këtë votim mund të paraqiten kandidatë të rinj, sipas kushteve të pikës 1 të këtij neni. Kur paraqiten më shumë se dy kandidatë, votimi zhvillohet midis dy kandidatëve që kanë siguruar numrin më të lartë të deputetëve propozues.
5. Në rast se edhe pas votimit të pestë asnjë kandidat nuk siguron shumicën e kërkuar, ose kur pas votimit të katërt pa sukses nuk paraqitet asnjë kandidaturë e re, Kuvendi shpërndahet. Zgjedhjet e reja zhvillohen brenda 45 ditëve nga shpërndarja e tij.
6. Kuvendi pasardhës e zgjedh Presidentin e Republikës me shumicën e të gjithë anëtarëve të tij".
Neni 6
Në nenin 88 bëhen ndryshimet e mëposhtme:
a) Pika 2 ndryshohet si më poshtë:
"2. Mandati përfundon në të njëjtën datë të të njëjtit muaj të vitit të pestë nga data e betimit si President i Republikës. Mandati i Presidentit zgjatet vetëm në kohë lufte dhe për aq kohë sa vazhdon ajo".
b) Pas pikës 2 shtohet pika 2/1 me këtë përmbajtje:
"2/1. Procedura për zgjedhjen e Presidentit fillon jo më vonë se 60 ditë para mbarimit të mandatit presidencial paraardhës. Kur mandati presidencial përfundon në gjashtë muajt që i paraprijnë fundit të mandatit të Kuvendit ekzistues, procedura për zgjedhjen e Presidentit fillon jo më vonë se 60 ditë para mbarimit të mandatit të Kuvendit".
Neni 7
Neni 104 ndryshohet si më poshtë:
"Neni 104
1. Kryeministri ka të drejtë t‘i paraqesë Kuvendit mocion besimi ndaj Këshillit të Ministrave. Në rast se mocioni i besimit votohet nga më pak se gjysma e të gjithë anëtarëve të Kuvendit, Kryeministri, brenda 48 orëve nga votimi i mocionit, i kërkon Presidentit të Republikës shpërndarjen e Kuvendit.
2. Presidenti shpërndan Kuvendin brenda 10 ditëve nga marrja e kërkesës.
Kërkesa për mocion besimi nuk mund të paraqitet gjatë periudhës së shqyrtimit të mocionit të mosbesimit, sipas nenit 105.
3. Votimi i mocionit nuk mund të bëhet pa kaluar tri ditë nga paraqitja e tij".
Neni 8
Neni 105 ndryshohet si më poshtë:
"Neni 105
1. Një e pesta e deputetëve ka të drejtë të paraqesë për votim në Kuvend një mocion mosbesimi ndaj Kryeministrit në detyrë, duke propozuar një Kryeministër të ri.
2. Kuvendi mund të votojë një mocion mosbesimi ndaj Kryeministrit vetëm duke zgjedhur me votat e më shumë se gjysmës së të gjithë anëtarëve të tij një Kryeministër të ri.
3. Presidenti i Republikës dekreton shkarkimin e Kryeministrit në detyrë dhe emërimin e Kryeministrit të zgjedhur jo më vonë se 10 ditë nga votimi i mocionit në Kuvend".
Neni 9
Në nenin 149 bëhen ndryshimet e mëposhtme:
a) Pika 1 ndryshohet si më poshtë:
"1. Prokurori i Përgjithshëm emërohet nga Presidenti i Republikës, me pëlqimin e Kuvendit, për një mandat pesëvjeçar, me të drejtë riemërimi".
b) Pika 4 ndryshohet si më poshtë:
"4. Prokurori i Përgjithshëm raporton në Kuvend për gjendjen e kriminalitetit".
Neni 10
Pjesa e Dymbëdhjetë e Kushtetutës "Komisioni Qendror i Zgjedhjeve" shfuqizohet.
Neni 11
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.