E Shtunë, 31 Tetor 2026

Si të grabisësh një shtet afrikan

Holli kryesor i hotelit "Miramar"
në Sao Tome do ishte vendi i
përsosur për një film hollivu
dian me spiunë. Është hoteli
më i mirë në qytet, ndërkohë që holli kryesor
është kthyer në pikë takimi për të gjithë
ata që zotërojnë ndonjë lloj biznesi në
ishullin që u ngjall të gjithë vizitorëve
kureshtje: biznesmenë e asistentët e
tyre, përfaqësues të organizatave të huaja,
si edhe një tufë personazhesh të errët.
Të mirë apo të këqij qofshin, mblidhen
në hollin e hotelit "Miramar", por të
kuptosh cilët i përkasin grupit të parë e
cilët të dytit, nuk është shumë e lehtë.
Ishujt Sao Tome dhe Principe përbëjnë
një shtet sovran me popullsi 160
mijë banorë. Deri pak vite më parë njiheshin
vetëm sepse Merilin Monro kishte
bërë aty disa foto për linjat mashtruese
erotike, si dhe produktin e eksportit, kakaon.
Kjo deri në pikën kur u gjet naftë në
dyshemenë e oqeanit që rrethon ishujt.
Gjë që mund të jetë sa bekim, aq edhe
mallkim për këtë vend të vogël, ndërkohë
që ka ndryshuar tërësisht banorët.
Paradoksi i bollëkut
Në hartën e botës, ishujt Sao Tome
dhe Principe janë dy pika që mezi vërehen
në gjirin e Guinesë, thuajse tamam
në Ekuador, 200 kilometra larg bregut të
Gabonit. Kombi është paqësor,
demokratik dhe tmerrësisht i varfër. Banorët
e mbajnë frymën gjallë falë ndihmave
nga jashtë dhe kredive ndërkombëtare.
Përveç kakaos, vendi nuk
prodhon asnjë produkt domethënës.
Banorët nuk u besonin dot veshëve
kur dëgjuan në vitet nëntëdhjetë se studimet
sizmike tregonin praninë e një
rezerve nafte prej 11 miliardë fuçish. Papritmas
qenë bërë të pasur! Nisën të
ndërronin për ndonjë version të ri të
Bruneit, një vend i vogël ku njerëzit jetojnë
më së miri. Tamam fat i rënë nga
qielli.
Pas kësaj, ishujve iu vërsul gjithë
bota. Kompani nga Shtetet e Bashkuara
të Amerikës, Kina, Norvegjia dhe Kanadaja,
dërguan ekipe specialistësh në
dy ishujt dhe investuesit e huaj papritmas
nisën të tregojnë interes.
Por jo gjithnjë pasuri të tilla janë gjë e
mirë për një vend të vogël. Quhet "paradoksi
i bollëkut" dhe një shembull i tillë
fatkeq është vërejtur pikërisht në vendin
fqinj me Sao Tome-në, në Nigerinë e
burimeve të pasura naftëmbajtëse që
jeton nën diktaturën e Presidentit Olusegun
Obasanjo që nga viti 2007. I tillë
është edhe rasti i Guinesë Ekuatoriale,
diktatori brutal i së cilës, Teodoro Obiang
Nguema, e mban popullin në varfëri
të plotë. Po kështu edhe Gaboni, ku shtresa
e pasur ka shtënë në dorë thuajse
të gjitha përfitimet nga nafta. Dhe sigurisht
Angola, e cila i ka ende të pashuara
plagët e luftës civile.
Kur Presidenti i Sao Tomesë, Fradike
Melo de Menezes, u ngjit në detyrë në
vitin 2001, premtoi se do ta mbante vendin
larg problemeve të kësaj natyre.
Fradike është një burrë i shkurtër, me
trup muskulor e me mustaqe, një tregtar
kakaoje që i thërret të gjithë në emër.
I bëri përshtypje komunitetit ndërkombëtar
kur tha se kishte ndër mend t‘i
përdorte përfitimet nga shitja e naftës
në të mirë të banorëve.
Fradike iu drejtua për këshilla Xhefri
Saks, të Universitetit Kolumbia të Nju
Jorkut, ekspertit të famshëm të ekonomisë.
Saks ka asistuar shumë qeveri
anembanë globit dhe ka shkruar edhe
librin "Fundi i varfërisë". Pa shpejt
mundësinë për ta kthyer Sao Tome-në
në një shembull ekzemplar dhe punësoi
skuadrat më të mira për të investiguar
ishujt. Qëllimi i tij ishte të ndihmonte
banorët të ndanin pasurinë dhe
të shmangte gabimin që ekonomia e
vendit të varej tërësisht te shitja e naftës.
Duhej të mbetej një vend pa konflikte.
Falë ekspertit Saks, ligji për burimet
e naftës në Sao Tome mund të jetë më i
miri në botë, përcakton depozitimin e
menjëhershëm të të ardhurave në një
llogari të bankës së rezervës federale në
Nju Jork. Vetëm një pjesë e vogël e atyre
parave mund të kalohet në buxhetin e
shtetit; pjesa dërrmuese duhet të kursehet
për të ardhmen.
Gjërat duhej të ishin kështu. Por komisioni
që duhet të kujdeset për këtë nuk
ekziston ende. Dhe askush nuk ka parë
kontratat e shitjes, të cilat duhet të qenë
bërë publike. Kjo nuk është ndonjë çudi
e madhe, duke qenë se politikanët e Sao
Tome-së jo gjithnjë veprojnë sipas
ligjeve. Por a mund të kthehet Sao Tomeja
në një shembull botëror? Nafta për të
cilën flitet, a ekziston vërtet?
Rajoni naftëmbajtës më i
rëndësishëm në botë
Kur Presidenti i Sao Tome-së, Fradike
Melo de Menezes, u ngjit në detyrë më
shumë se gjashtë vjet më parë, la pa
mend jo vetëm ekspertët, por edhe Presidentin
Xhorxh Bush. E përditshmja
amerikane, "New Yorker", shkroi: "Kujt i
duhet Arabia Saudite kur ke Sao
Tomenë"? Bushi u takua me Fradiken
dhe dhjetë krerë të tjerë shtetesh afrikane
në shtatorin e vitit 2002 dhe ndërsa
të tjerët e mërzitën Presidentin me fjalime
boshe në frëngjisht, Fradike foli me
një anglishte të këndshme mbi interesat
e përbashkëta të Shteteve të Bashkuara
të Amerikës dhe Sao Tome-së. Bushi
madje ndali së luajturi me stilolapsin.
Ishte një lëvizje mjaft e zgjuar nga ana e
Fradikes, pasi nafta e këtij rajoni është në
qendër të vëmendjes së amerikanëve.
Për t‘u pasuruar, bëhu
ministër
Njeriu që ishte Kryeministër i Sao
Tome-së deri në shkurt të vitit 2007 quhet
Tomé Vera Cruz. Gjatë qëndrimit të tij në
këtë post, vendi rrëshqiti në disa kriza financiare.
Shumë ia vënë fajin naftës për
problemet e fundit në Sao Tome, të cilat
së fundmi arritën deri në rebelimin e popullsisë.
"E shohim me mosbesim njëritjetrin",
thotë Tomé Vera Cruz. "Që të gjithë
janë të bindur se tjetri ka arritur të shtrijë
dorën mbi paratë. Shumë njerëz kanë
hequr dorë nga puna dhe presin naftën".
Pranon se është miratuar ligji i ri mbi burimet
naftëmbajtëse. "Por është i njëjtë me
ligjet e miratuara kudo: Mund të kesh ligje
dhe gjithçka tjetër, por duhet të përballesh
me njerëzit", thotë duke qeshur me
zë të lartë.
Në Sao Tome thuhet: "Për t‘u pasuruar
mjafton të jesh 24 orë ministër".
Për shembull, marrim ministrin e
Burimeve Natyrore, Manuel de Deus
Lima. Që të gjithë në vend e dinë historinë
e tij: kur punonte në bankën qendrore,
nënshkroi një marrëveshje me një kompani
nga Lihtenshteini për nxjerrjen e
monedhës së mijëvjeçarit të ri. Problemi
i vetëm qe se një pjesë e mirë e parave
shkuan për llogarinë e tij. Lima kaloi dy
vjet në arrest shtëpie, gjë që nuk e pengoi
të emërohej ministër.
Ka studiuar në Gjermaninë Lindore.
Kur i kërkuam intervistë, bërtiti në telefon
në gjuhën gjermane: "Naftë! Naftë!
Naftë! Të gjithë duan të shkruajnë për të,
por askush nuk na ndihmon ta nxjerrim".
Pas kësaj e mbylli.
Jo vetëm ministrat
Por problemet nuk janë vetëm të
brendshme. Historia e dy ishujve përshkohet
nga një listë e gjatë ndërhyrjesh
nga jashtë. Kur portugezët i zbuluan në
shekullin XV, qenë të pabanuar. Tregtarët
transportonin aty skllevër për t‘i dërguar
më pas në Amerikë. Pavarësinë nga Portugalia
vendi e arriti vetëm në vitin 1974.
Por edhe sot, pas 33 vjetësh, vendi vazhdon
të përpëlitet. Pavarësisht ndihmave
nga jashtë, gjysma e popullsisë jeton nën
kufirin e varfërisë.
Kur u fol për herë të parë për praninë
e rezervave naftëmbajtëse, në vitet
nëntëdhjetë, i pari biznes që u shfaq ishte
një afrikano-jugor me origjinë gjermane,
i quajtur Kristian Hellinger, i cili ka
vënë mënjanë pasuri përrallore falë
tregtisë me diamantet e Angolës. Me të
mbërritur thuhet se u dhuroi secilit prej
ministrave të kabinetit të Sao Tome-së
nga një gjenerator (banorët furnizohen
me energji vetëm 12 orë në ditë). Shpejt
iu vu nofka Mbreti i Sao Tome-së.
Hellinger solli në vend një kompani, e
cila që kur vuri këmbë ka shkaktuar veç
telashe. Firma me zyra në Hjuston të Shteteve
të Bashkuara të Amerikës quhet
ERHC. Në atë kohë ishte e specializuar
me trajtimin e mbeturinave të industrisë
së naftës dhe as që kishte të bënte me
nxjerrjen dhe trajtimin e saj. Por ERHC e
bindi qeverinë të nënshkruante një kontratë
në vitin 1997, sipas së cilës për vetëm
5 milionë dollarë i liheshin në dorë të
drejtat ekskluzive mbi të gjitha rezervat
e naftës për 25 vitet e ardhshme.
U nënshkruan kontrata edhe me kompani
të tjera, përfshi edhe me "Exxon-
Mobil", por edhe kjo rezultoi shumë problematike.
Presidenti Fradike ka rinegociuar
disa prej kontratave, por ERHC, e
zotëruar nga një nigerian me influencë,
ende gëzon të drejta mbi çdo zbulim të
mundshëm.
Ǒndodh nëse nuk ka naftë?
Nëse dikush i njeh mirë kontratat e
këqija që janë nënshkruar së fundmi mbi
burimet e naftës, ai është Patric Trovoada,
biri pasanik i Migel Trovoadas, Presidentit
të zgjedhur me votime demokratike.
Ka qenë i përfshirë thuajse në të gjitha
marrëveshjet. Teksa qëndron i ulur në një
shezlong në vilën e vet në breg të detit,
qesh dhe hedh poshtë çdo akuzë. Thotë
se nuk ka bërë tjetër veç ka korrigjuar gafat
e të tjerëve. Fillimisht qe ministri i Jashtëm
i Presidentit Fradike, më pas
këshilltari për burimet e naftës. Fradike e
pushoi duke e akuzuar se bashkë me të
atin e trajtonte vendin si të qe pronë e
familjes. Që atëherë janë rivalë.
Sot është Kryeministër i vendit. "Unë
dhe im atë e zgjodhëm Fradiken President",
thotë. "Por njeriu bën gjithnjë gabime.
Me të ardhur, nisi të fliste papushim,
bla, bla, bla. Për naftën. Fliste
shumë për naftën. Dhe nisi të luftonte
kundër të gjithëve. Kundër Nigerisë, duke
thënë se po na vidhnin e se kontrata qe e
keqe, bla, bla, bla". Rrudh hundët.
Patric Trovoada lëviz nëpër qytet me
një makinë të tipit "Hummer" dhe mban
badigardë. Flet portugalisht me aksent
dhe është konvertuar në mysliman.
Askush nuk e di si i ka fituar paratë,
ndërkohë që zotëron një firmë ndërtimi në
Hjuston të Teksasit. Thotë se nuk qëndron
asnjë prej akuzave që e shohin të përfshirë
në tregtinë e drogës.
Nuk do t‘ia dijë shumë për idetë e Xhefri
Saks të Universitetit të Kolumbias.
Thotë se përderisa çdo veprim kryhet me
transparencë, nuk ka përse paratë të
kyçen në një llogari. Ndoshta do qe më
mirë që një pjesë e tyre të përdoreshin në
Sao Tome.
Trovoada tregon se ka ndër mend të
vendosë rregull në Sao Tome, ku politikanët
kanë reshtur së menduari që nga
çasti kur dëgjuan për naftën. Thotë se
shpenzojnë para me grushte. "Ǒdo
ndodhë sikur të mos ketë naftë? Po
atëherë?". Qesh i kënaqur nga ajo që tha.
Ende model për t‘u ndjekur?
Shpimet e para qenë zhgënjim total.
Kompania "Chevron" gjeti naftë nën
thellësinë 1700 metra, por në sasi shumë
të vogla dhe me cilësi "jo të vlefshme për
t‘u tregtuar".
Kërkimet për naftë jo gjithmonë shpien
në rezultate të qarta. Të dhënat premtuese
sizmike nuk përbëjnë garanci që
nafta ekziston vërtet. Gjetja e burimeve të
reja po bëhet gjithnjë e më e vështirë. Kompanitë
po shpojnë thellë e më thellë.
Kinezët po shpojnë në Bllokun 2, ndërsa
amerikanët në Bllokun 3. "Addax", një
kompani zvicero-kanadeze, është aq e
bindur për praninë e naftës, sa ka blerë të
drejta eksplorimi në të katër blloqet. Në
vitin 2001 bleu nga "Exxon" të drejtën e
saj për të eksploruar për 78 milionë dollarë.
Përfaqësuesi i kompanisë, një amerikan
i quajtur Tim Martinson, thotë se në
këtë biznes është shumë e rëndësishme
ruajtja e optimizmit dhe se prodhimi do
nisë, por zor që kjo të ndodhë përpara vitit
2015.
Po Fradike? Prej kohësh nuk flet më për
synimet ambicioze. Ka thashetheme se
raportet e tij me ekipin e Xhefri Saks janë
ftohur. Zor se ndokush beson më se Sao
Tome-ja mund të shërbejë si model për t‘u
ndjekur nga të gjitha vendet e botës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›