Përvjetori i parë i "sukseseve" dhe dështimeve të PS
Kastriot Islami
Nuk mjafton të kesh lojtarë cilësorë nga pikëpamja teknike, por duhet edhe një skemë taktike superiore, për të fituarndeshjen me kundërshtarin; kjo nuk ndodh vetëm në futboll. E majta në 2009 ka pasur rezultat pak më të keq se e djathta, po të krahasohen rezultatet me vitin 2005, kur e majta vinte në 2005 nga tetë vjet pushtet dhe e djathta vinte në 2009, nga katër vjet pushtet. Në periudhën 2009/2005, e Majta është rritur me 82 mijë vota, kurse e Djathta me 89 mijë vota, dhe kjo rritje, si për të majtën ashtu edhe për të djathtën, ka ardhur kryesisht nga prurjet e zgjedhësve të rinj, që kanë votuar për herë të parë. Megjithatë e Majta, edhe në 2009, mbeti rreth 60 mijë vota më e madhe se e Djathta; por në 2009 ajo është më e përçarë se kurrë. i) E Majta nuk fitoi më shumë vende në Kuvend se PD; ii) një pjesë e saj, LSI është në koalicion qeverisës me PD iii) kurse pjesa më e madhe e së Majtës, PS është në opozitë. Përse ky rezultat dhe cilat janë sukseset dhe dështimet e dy "ekipeve": 1) koalicionit Bashkimi për Ndryshim (drejtuar nga PS) dhe 2) Aleancës për Ndryshim (drejtuar nga PD) por edhe dy "lojtarëve" kryesorë, PS e PD?. Dhe cilat kanë qenë e si kanë ndikuar skemat taktike të dy "ekipeve" në rezultatin e "lojës elektorale" të vitit 2009? Si ka qenë drejtimi i "trajnerit"? Si ka qenë motivimi i lojtarëve? Dihet se çfarë ndodhi e po ndodh pas Botërorit me ekipet e Francës, Italisë, Anglisë e Argjentinës, që dështuan në Kampionatin e fundit Botëror të futbollit në Afrikën e Jugut, po t'i referohemi pritshmërisë dhe objektivave e pa dyshim edhe trajnerët e tyre…
2009: E Majta e përçarë mundet nga e Djathta më e vogël…
E Majta, për shkak të përçarjes midis PS me LSI merr në total 70 mandate, po aq sa merr e Djathta, e cila ka rreth 60 mijë vota më pak, të cilat proporcionalisht duhet të përktheheshin në rreth 4-5 mandate. Në fakt nga llogaritjet rezulton se e Majta e bashkuar do të duhet të fitonte 72 vende në Kuvend dhe do të qeveriste vendin përballë të Djathtës me 68 vende, e cila do të ishte në opozitë me 4 mandate më pak, aq sa reflekton diferenca në vota prej rreth 60 mijë (votash) midis së Majtës e së Djathtës.
2009/2005: PS rritet më shumë se PD, por kjo nuk përkthehet në mandate….
Në 2009, krahasuar me 2005, PS rritet me rreth 82 mijë vota, gati nëntë herë më shumë në vota se PD, që rritet me vetëm rreth 9 mijë vota. Por kjo nuk mjafton sepse sipas sistemit zgjedhor, konkurrimi nuk bëhet "lojtar" me "lojtar", pra midis PS e PD, në kuptimin se cili bën më shumë gola si lojtar, por cili ekip fiton ndeshjen, pra bën më shumë gola si ekip (dhe ky rregull loje ku luhet me ekipe është njëlloj në të gjithë botën, pra nuk e ka fajin sistemi ynë zgjedhor, siç kërkon ndonjë naiv t'ia verë fajin). Në këtë kuptim "ekipi i PD" fiton 70 vende në Kuvend, kurse "ekipi i PS" fiton 66 vende në Kuvend, pra "4 gola më shumë" dhe fiton ndeshjen: Dhe kjo ndodh se "ekipi i PD (APN)" merr rreth 24 mijë vota më shumë sesa "ekipi i PS(BPN)". Kjo vjen nga taktika e gabuar që aplikoi "ekipi i PS" përballë "ekipit të PD", i cili e shpërndau lojën më shumë tek "aleatët" dhe nuk e përqendroi vetëm tek "lojtari PD", ndërkohë që tek "ekipi i PS", loja u përqendrua vetëm tek "lojtari PS"... Pra nëse "lojtari PS" shënoi më shumë gola se "lojtari PD", por "ekipi i PS" humbi lojën përballë "ekipit PD", ky nuk është jo vetëm sukses por bile gabim i rëndë nga aplikimi i gabuar i skemës së saj taktike…
2009/2005: Aleatët e PD rriten më shumë sesa aleatët e PS…
Në 2009, krahasuar me 2005, aleatët e PD u rritën me rreth 102 mijë vota, ndërkohë që aleatët e PS me rreth 40 mijë vota, ose e thënë ndryshe "lojtarët aleatë të PD" shënuan rreth 62 mijë "gola"/vota më shumë sesa "lojtarët aleatë të PS". Kjo ndodhi për dy arsye 1) se PD kishte 15 aleatë, kurse PS 4 aleatë, pra 11 aleatë më pak dhe 2) aleatët e PD më të shumtë në numër rezultuan më të suksesshëm në grumbullimin e rreth 62 mijë votave më shumë se aleatët e PS, që mund të përkthehen në 4-5 mandate. Pra në këtë këndvështrim, fitorja me diferencë prej 4 mandatesh e "ekipit të PD" erdhi nga "golat" më të shumtë të aleatëve të PD.
"Përçarja e PS me LSI", arsye thelbësore e humbjes…
E Majta ka fituar në këto 2 zgjedhjet e fundit (të vitit 2005 e 2009) rreth 60 mijë vota më shumë sesa e Djathta dhe po t'i referohemi sistemit elektoral, proporcional rajonal duhet të ishte fituese në mandate, por e përçarë ajo rezulton humbëse. Duke pasur parasysh se "ekipi i LSI" mori në 2009 rreth 84 mijë vota, atëherë kjo bëri që "ekipi i PD" të dilte me rreth 24 mijë vota më shumë sesa "ekipi i PS" dhe kjo e gjitha të përkthehej në mandate në mënyrë të tillë, që "ekipi i PD" me 70 mandate të ishte në avantazh me 4 mandate ndaj "ekipit të PS", i cili fitoi 66 mandate. Përçarja e PS me LSI bëri që i) skena politike të jetë më tre "ekipe", ku LSI ka rol përcaktues ndonëse ka vetëm katër mandate; ii) që e majta (e përçarë) të mos marrë më shumë mandate, megjithëse ka më shumë vota dhe iii) PS të mbetet në opozitë.
"Suksesi" i vetëm i PS zvogëloi me 2 mandate LSI, por e bëri atë "mbret bërës"
PS u rrit më shumë në vota, sesa PD në zgjedhjet 2009, krahasuar me 2005, dhe gati gjysma e rritjes së votave erdhi për shkak të zvogëlimit të LSI me rreth 38 mijë vota. Por meqë "lojtarët aleatë të PD" u rritën në vota me rreth 62 mijë vota më shumë, sesa "aleatët e PS", atëherë "ekipi i PD" grumbulloi rreth 24 mijë vota më shumë sesa "ekipi i PS". Pra i vetmi sukses i PS dhe i "ekipit të PS" në 2009, krahasuar me 2005, është marrja e rreth 38 mijë vota nga LSI apo nga "ekipi i LSI"; ndryshe mund të thuhet se i gjithë suksesi elektoral i "ekipit të PS" është rritja me vetëm 2 mandate në kurriz të "ekipit të LSI" dhe asgjë tjetër. Edhe në këtë aspekt duhet bërë një sqarim; PS nga 63 mandate që do të merrte në 2005, sikur sistemi të ishte proporcional rajonal, arriti në 65 mandate që mori në 2009, pra u rrit me vetëm dy mandate dhe jo siç thuhet, që u rrit nga 33 mandate në 65 sepse 33 mandate i fitoi në 2005, me sistemin e përzier që ishte më parë. Shkurtimisht e përmbledhtas, i gjithë suksesi elektoral i PS në 2009, krahasuar me 2005 është "marrja e dy mandateve LSI" dhe i) asnjë votë nga "kampi i djathtë"; ii) asnjë votë më shumë nga "votuesit e lëkundur" që u ndanë baraz për PS e PD dhe iii) asnjë votë më shumë nga "zgjedhësit që votuan për herë të parë", të cilët u ndanë po ashtu afërsisht baraz midis PS e PD. Pra katër vjet fushatë e PS dhe katër vjet pushtet i PD u përkthyen në të vetmin "sukses" të PS, atë të rritjes me vetëm 2 mandate, në kurriz të LSI, gjë që përbën progres, por të pamjaftueshëm për t'u renditur si subjekti i parë elektoral…
Në vend të përfundimit… PS, jo drejt f?tores…
Bazuar në sa më sipër, mund të nxirren disa përfundime: i) roli i përçarjes PS-LSI është e do të mbetet me shumë gjasa përcaktues në krijimin e maxhorancave qeverisëse në të ardhmen; ii) skema taktike e "angazhimit të aleatëve", në numër e performancë është një faktor i rëndësishëm, i cili mund të ndikojë në përcaktimin e "ekipit fitues". Mbetet për t'u eksploruar i) grupimi i votuesve të lëkundur dhe ii) grupimi i zgjedhësve që votojnë për herë të parë. Një parametër i rëndësishëm që do të përcaktonte pozicionimin relativ të "ekipeve" është pjesëmarrja në votime; dinamika e zgjedhësve abstenues varet shumë nga ajo që quhet "konsum nga pushteti" që në rastin shqiptar është e vështirë të përcaktohet, qoftë edhe si orientim, sepse PD konsumohet nga "pushteti qendror" ndërsa PS konsumohet nga "pushteti vendor" (më shumë sesa 7 bashki kryesore drejtohen nga PS). Kjo e fundit ka ndikim edhe në përcaktimin e një perceptimi pothuajse simetrik të votuesve për korrupsioneve e dy ekipeve PD e PS. Dhe e fundit, por më e rëndësishmja, lufta për transparencë dhe beteja radikale simetrike janë ndoshta të nevojshme por jo të mjaftueshme, sepse suksesi në betejën e ardhshme të vitit 2013 do të përcaktohet kryesisht nga niveli shmangies së dështimeve të 2009. Në këtë përvjetor të parë, pas humbjes së zgjedhjeve të vitit 2009; gjithçka në PS, përmes aplikimit të strategjisë radikale dhe moskorrigjimit të defekteve, është duke u zhvilluar me kokëfortësi e naivitet në drejtimin e gabuar të thellimit të defekteve dhe aspak të korrigjimit të tyre… pra jo drejt fitores…