E Shtunë, 31 Tetor 2026

Loja me arme vdes 6-vjecarja

/ /

Ne dhomen e ngjarjes se rende ndodhej dhe e motra e te mitures vetem 1 vit e gjysme me e madhe por nga hetimet e deritanishme ekspertet pohojne se behet fjale per vetevrasje nga pakujdesia. Rreth ores 1600 dy motrat e familjes Celi ndodheshin ne shtepine e xhaxhait Tom Celi me te cilen i ndante vetem oborri. Papritmas familjaret kane degjuar nje te shtene te armes se zjarrit. Ata kane hyre ne dhomen ku kishin lene duke luajtur te miturat por kane gjetur trupin e 6-vjecares K.Celi te mbuluar nga gjaku. Asnje shenje jete nuk jepte vogelushja ndersa e motra

qante siper saj e njollosur dhe ajo nga plaga e shkaktuar nga arma. Per te afermit ka qene nje shok i madh. Burime zyrtare te policise se Kurbinit bejne te ditur se policia me te marre njoftimin ka shkuar ne banesen e familjes Celi ku me veshtiresi si pasoje e tronditjes kane arritur te mesonin se cfare kishte ngjare. Sipas familjareve te viktimes dy motrat kane shkuar ne shtepine e xhaxhait ku kane gjetur armen e zjarrit e llojit shotgun. Pa e ditur rrezikun kane nisur te luajne me te. Te njejtat burime bejne te ditur se arma e gjahut ka qene e varur ne mur dhe ajo ka qene e mbushur me fisheke. Arma eshte shkrehur pa dashje plumbat e se ciles kane goditur trupin e 6-vjecares. Mesohet se xhaxhai i vajzave kishte pak kohe qe ishte kthyer nga gjuetia dhe ai kishte varur ne mur armen duke lene deren e dhomes te hapur. Sipas policise Celi e kishte armen me lejen e autoriteteve. Grupe ekspertesh te kriminalistikes nga Kurbini dhe Lezha kane mberritur ne banesen ku ndodhi edhe tragjedia per te marre ne pyetje familjaret dhe per te nxjerre shkaqet e vetevrasjes. Policia ngriti fillimisht dy pista per ngjarjen e rende ate te vrasjes aksidentale te 6-vjecares nga motra qe luante me armen e zjarrit ose ate te vetevrasjes nga pakujdesia e viktimes ndersa ka pasur armen ne duar. Ne oret e mbremjes policia pohoi se ekspertet dyshojne se vete viktima ka shkrehur kembezen e armes duke shkaktuar dhe humbjen e jetes.

I ati emigrant ne Itali

Tragjedia ne familjen Celi ne Kurbin eshte percjelle dje dhe drejt Italise ku babai i viktimes jeton e punon ne emigracion. Ai kishte planifikuar qe te mberrinte prane familjes se tij me date 23 dhjetor 2 dite para Krishtlindjes. Pasi ka mesuar se cfare ka ndodhur ne familjen e tij eshte nisur me urgjence drejt Shqiperise. Vec fatkeqesise per humbjen e vajzes se vogel familja Celi duhet te perballet dhe me tronditjen qe ka pesuar vajza tjeter e cila eshte vetem 7 vjece. Ekspertet e policise ishin teper te kujdesshem gjate hetimit te ngjarjes per shkak te moshes dhe shokut qe ka pesuar familja Celi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›