E Diel, 1 Nëntor 2026

Sherri me arme i rrepisteve gjykata liron Jetnis Dollapajn

Pas shtate muajsh ne paraburgim Jetnis Dollapaj eshte lene i lire me nje vendim te Gjykates se Tiranes e cila beri llogaritjen e afateve ligjore te ceshtjes. Keshtu me 20 tetor 2010 gjykata e Tiranes e denoi Jetnis Dollapajn me dhjete muaj burg per akuzat e kanosjes prishjes se qetesise publike dhe te prodhimit mbajtjes se armeve luftarake dhe municionit. Nderkohe ky vendim u apelua nga avokati i te denuarit ndersa me 16 dhjetor 2010 gjykata e Tiranes duke llogaritur afatet ligjore ka vendosur lirimin e menjehershem nga burgu per Jetnis Dollapin. Sipas gjykates ai e ka plotesuar afatin e mbajtjes ne qeli nga data 24 maj 2010 kur u arrestua deri me 16 dhjetor pasi nje dite qendrimi ne paraburgim sipas ligjit llogaritet si nje dite e gjysme qendrim ne burg. Ne keto kushte sipas gjykates Jetnis Dollapaj e ka kryer denimin e dhene me dhjete muaj burg pasi qendroi ne paraburgim per 6 muaj e gjysme. Me kete arsyetim gjykata ka urdheruar shuarjen e menjehershme te vendimit per mbajtjen e Dollapajt ne burg dhe lirimin e tij nga qelia. Dollapaj ishte njeri nder personat e ndaluar pas sherrit te ndodhur tek Pallati i Kongreseve ne maj te ketij viti si pasoje e perplasjes me fansave te kengetareve te muzikes rrep Noizy dhe Stresi. Dollapaj bente pjese ne mbeshtetesit e grupit TBA me drejtues Stresin e shpallur si rivale e OTR me drejtues Noizyn. Ai u akuzua se me 23 maj ka dale nga nje fuoristrade me targa angleze dhe ka qelluar me nje arme ne nje largesi prej 10-15 metra ndaj shtetasve F. Muca K. ela R. Cerenishti te cilet po qendronin ne kembe prane nje automjeti me targa DR 1966 F prone e Noizyt. Bashke me Jetnis Dollapajn pas sherrit te Pallati i Kongreseve u arrestua edhe shtetasi Ermal Gjici i cili eshte denuar nga gjykata me gjobe ne masen 180 mije leke te reja. Nje i aferm i Jetnis Dollapajt shtetasi Denis Dollapaj ishte qelluar me pare me thike ne nje lokal me 28 prill 2010 nga mbeshtetes te Noizyt. Denis Dollapaj ndodhet ende ne spital ne gjendje te rende nga ajo ngjarje. Sipas prokurorise sherri i ndodhur te Pallati i Kongreseve ka qene per hakmarrje lidhur me ngjarjen e prillit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›