E Shtunë, 31 Tetor 2026

Diplomimi i studenteve ne Fakultetin e Histori-Filologjise

Studentët e Universitetit të Tiranës në fakultetin e Histori-Filologjisë  ka përmbyllur me sukses vitin akademikë 2012 përmes ceremonisë së diplomimit. Kjo ceremoni startoj me këndimin e himnit kombëtarë 1600 studentë u pajisen me diplomën “Bachelor” dhe 170 me diplomën master shkencor dhe profesional. Dekani i këtij fakulteti, zoti Shezai Rrokaj i uroj suksese studentëve të sapo diplomuar  dhe i garantoi se diploma e tyre është e merituar dhe e sigurt për tregun e punës.
Rektori i universitetit të Tiranës, Dhori Kule tha se diploma juaj është e veçantë pasi mbanë edhe simbolin e 100 vjetorit të Pavarësisë gjithashtu i garantoi se rritja e cilësisë është ndër sfidat kryesore të këtij universiteti.
Fakulteti i Histori-Filologjisë është më i rëndësishmi  i albanologjisë në hapësirën shqiptare i cili përgatit specialist të mirëfilltë falë stafit akademikë të kualifikuar. Në këtë fakultet  studiojnë plot 5 mijë e 100 studentë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›