Muaji i Ramazanit kryebashkiaku Basha uron besimtaret

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha u ka uruar agjërim të lehtë dhe të pranuar, të gjithë besimtarëve myslimanë të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë. “Ju uroj në këtë muaj të shenjtë, agjërim të lehtë dhe të pranuar, lumturi paqe dhe harmoni në çdo familje shqiptare. Ramazani është muaji që kultivon paqen, mirëkuptimin, e respektin, ndaj uroj që ky muaj i shenjtë i Ramazanit, të shërbejë për rritjen dhe forcimin e solidaritetit e të dashurisë ndërmjet njerëzve”, thuhej në mesazhin që kryebashkiaku Basha u ka drejtuar sot të gjithë besimtarëve myslimanë