E Shtunë, 31 Tetor 2026

Operacioni antikanabis vijon kontrolli nga ajri

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj dhe zëvendësambasadori italian, Giuseppe Berlendi kanë inspektuar monitorimet e territorit nga ajri për identifikimin e zonave të kultivimit të kanabisit. Operacioni i përbashkët i policisë shqiptare dhe italiane ka nisur në 4 korrik. 
Guardia di Finanzza ka vënë në dispozicion avion të specializuar për fotografimin dhe identifikimin e bimëve narkotike me aparatura të specializuara. 
Pas kostantimit të bimeve të kanabisit operacioni vijon me ndërhyrje nga toka për asgjesimin e bimëve të lokalizuara. Ky lloj monitorimi vë para përgjegjësisë kryepleqtë apo punonjësit e policisë që nuk raportojnë për bimët narkotike që mbillen në zonat e tyre. 
Drejtori Burgaj u shpreh se fryma e bashkëpunimit ndërkufitar apo nderoperacinal me policitë e vendeve fqinje është pjesë e vizionit të ri të Policisë së Shtetit për goditjen e fenomeneve kriminale dhe krimit të organizuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›