E Shtunë, 31 Tetor 2026

Percaktohen duelet e ardhshme ne Champions dhe Europa League

Një sforco për të hyrë në histori, por edhe për të ëndërruar madhështinë. Pas fitores 1-0 në ndeshjen e parë me Debreçenin, me synimin për t’u kualifikuar në turin e tretë të Champions League, Skënderbeu duhet të paraqitet në të njëjtën mënyrë si në Korçë.

Kjo edhe për faktin se kampionët e Shqipërisë treguan në fushë se mund ta kalojnë skuadrën që po dominon futbollin hungarez në këto vitet e fundit, por edhe sepse në turin e tretë kualifikues, kundërshtarët nuk janë nga më të parezistueshemit. Në shortin e hedhur nga UEFA në Nion, fituiesja e çiftit Skënderbeu-Debreçeni do të luajë në turin e tretë të Champions me fituesen e çiftit BATE Borisov-Vardar.

Për korçarët nuk do të ketë përballje “big” në turin e ardhshëm, pasi Sëlltik, Anderlehti, Partizani i Beogradit apo Salcburgu do të luajnë me kundërshtarë të tjerë. Gjithsesi, pikërisht kështu korçarët mund të ëndërrojnë, sepse BATE Borisov është vërtetë skuadra që ka fituar titullin në Bjellorusi në gjashtë sezonet e fundit dhe në këto katër vite kanë luajtur në grupet e Champions dhe Europa League, gjithsesi në ndeshjen e parë me maqedonasit e Vardarit ata kanë vuajtur, duke fituar 3-2 me dy gola në minutat shtesë. Ndeshjet e para të turit të tretë do të luhen më 31 korrik dhe 1 gusht, ndërsa takimet e kthimit më 7 dhe 8 gusht.

Edhe Tirana që luan në Europa League ka njohur kundërshtarin e mundshëm të turit të tretë. Nëse realizon mrekullinë përballë Alesund, pas barazimit 1-1 në “Qemal Stafa”, sfida pasardhëse e bardhebluve do të jetë me fituesen e çiftit APOEL Nikozia-Zenica.

APOEL-i, surpriza e sezonit të kaluar në Champions League, ka fituar 2-0 ndeshjen e parë dhe duket praktikisht e kualifikuar përballë sllovakëve. Sfidat e turit të tretë në Europa League do të luhen më 2 dhe 9 gusht, ndërsa më 10 gusht fitueset do të njihen edhe me kundërshtarët e ndeshjeve “play-off.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›