Karroca invaliditeti per spitalet e Tiranes
Fondacioni Fëmijët Shqiptarë me Presidente Zj. Liri Berisha ka dhuruar 100 karroca invaliditeti per Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” dhe Spitalin Ushtarak me qëllim mbështetjen e shërbimeve klinike të ketyre spitaleve.
Këto karroca do të mundësojnë transportin e të sëmurëve, që për shkak të gjendjes se tyre e kanë të pamundur lëvizjen brenda territorit spitalor për nevoja diagnostikuese apo trajtuese.
Konkretisht për Spitalin Universitar “Nënë Tereza” Fondacioni Fëmijët Shqipëtar dhuroi 50 karroca të cilat do të shpërndahen në Urgjencën e Spitalit të Ri, Urgjencat e Spitalit Infektiv, Spitalit të Psikiatrise, ORL, Pediatrisë; Pavioni Qendror i Reanimacionit, dhe disa pavione specifike si Kardiologjia, Hematologjia e Onkologjia.
Drejtori i këtij spitali z.Sajmir Ivziku falenderoi Fondacioni Fëmijët Shqiptar në emër të institucionit që ai drejton për këtë donacion dhe u shpreh se ai do t’u vijë në ndihmë mijra pacientëve që priten si raste urgjente. Ai uroi në bashkëpuime të tjera me Fondacionin pasi qëllimi i të dyja palëve është për të ofruar një shërbim shëndetësor sa më të mirë për pacientin.
Në spitalin Ushtarak Fondacioni dhuroi 30 karroca invaliditeti kryesisht për shërbimin e urgjencës së këtij spitali dhe pavionin e kardiokirurgjisë, ku nevojat janë edhe më të mëdha.
Drejtori i këtij spitali z.Bedri Mihaj pasi falenderoi Fondacionin “Fëmijët Shqiptarë” për këtë donacion, vuri në dukje se një ndihmë e këtij lloji ishte mëse e nevojshme për spitalin. Z, Miha tha se: “Ne trajtomjë të sëmurë me dëmtime serioze, sidomos të shtyllës kurrizore, të kokës, të trurit dhe të ekstremiteteve që shpesh herë shoqërohen me probleme të vështira për tu riaftësuar. Në baze të shkalës së invaliditetit që pësojnë, të sëmurët me këto lloj dëmtimesh kërkojnë asistencë mjeksore, familjare dhe teknike.Një prej tyre është edhe aktivizimi spontan i këtyre invalidëve nëpërmjet karrocave, gjë që i bën ata më aktivë dhe të zotët e vehtes”.
Në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” u dhuruan 20 karroca invaliditeti, të cilat do të shpërndahen në urgjencë dhe në shërbime që kane domosdoshmëri lëvizjen e pacientëve me këto mjete.
Kjo ndihme për spitalet dhe individët me aftësi të kufizuar është bërë e mundur falë një bashkëpunimi me Fondacionin Liahona, Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Fondacioni Fëmijët Shqipëtar prej dy vitesh u ka ardhur në ndihmë me karroca invaliditeti rreth 150 invalidëve të moshave të ndryshme dhe Zj. Berisha siguron se misioni humanitar i Fondacionit me qëllim mirëfunksionimin e shërbimeve shëndetësore ndaj pacientëve do të vazhdojë dhe në të ardhmen.