Disa ditë më parë edhe Andis Harasani refuzoi “kockat” e hedhura prej Edi Ramës

Disa ditë më parë, deputeti i Partisë Socialiste, Andis Harasani, refuzoi të pranojë postin e dhënë nga Asambleja Kombëtare e kësaj partie. “Të dashur miq, për arsye të planeve të tjera, duke falënderuar për besimin nuk mund ta pranoj detyrën e ofruar nga ana e Asamblesë së PS-së. I uroj suksese të gjithë të votuarve”, shpjegoi vendimin tij në rrjetin social “Facebook”.
Në punimet e disa ditëve më të parë të Asamblesë Kombëtare të PS, deputeti Andis Harasani u propozua nga Edi Rama në krye të Grupit të Punës për Energjinë, bashkë me 20 deputetë dhe përfaqësues të kësaj partie në grupet e tjera.
Refuzimi i Harasanit ishte një zhvillim i pritshëm për vetë qëndrimin e tij kritik, por njëherazi edhe për politikën grabitqare të ndjekur nga Edi Rama përgjatë dy viteve të fundit. Të premten e javës së kaluar, Edi Rama përjashtoi nga përbërja e kryesisë së re dy nga kritikët e linjës së tij radikale politike, Kastriot Islamin dhe Andis Harasanin, deputetë të disa legjislaturave dhe dy figura të njohura të Partisë Socialiste dhe të së majtës politike.