Disa komuna në Tiranë pa ujë, vidhen tubacionet

Në pranga përfunduan shtetasit Kujtim Elezi, 47-vjeç, lindur e banues në Tiarën, profesioni (shofer), Jorgo Alla, 38-vjeç, lindur e banues në fshatin Selite Mal në Komunën Zallbastar, Evlat Alla, 38-vjeç, lindur në Selitë Mal e Komunës Zallbastar, si dhe Albert Mocka, 39-vjeç, lindur në Vlorë e banues në Tiranë.
Arrestimi i tyre u krye sepse në bashkëpunim me njëri-tjetrin këta shtetas gjatë natës kanë shkatërruar rrjetin e ujitjes dhe kanë vjedhur një sasi të konsiderueshme tubash hekuri, tuba të cilat i kanë prerë me gurë freksibël në rezervuarin e Kotreqit Komuna Zall – Bastar, duke i trasportuar me një kamion vinç. Këto tuba shërbenin për furnizimin e ujit të pijshëm dhe vaditje për të gjitha komunat në Tiranë.
U sekuestruan në cilësinë e provës materiale një automjet tip “Benz”, me karoceri e vinç, me targe TR 5469 L si dhe 40 copë tuba të ujit vaditës me gjatësi 8m linear secila dhe gjatësia totale e tyre 300 m linear, të cilat ishin të shkatërruara dhe të vjedhura në fshatin Kutreq Komuna Zallbastar Tiranë. Materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për konsumim të veprës penale të vjedhjes në bashkëpunim dhe shkatërrim të rrjetit të ujësjellësit. /S.Ll/Start/
2011-09-19 13:35