E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëria e Kosova së shpejti me një abetare

Autoritetet arsimore të të dyja vendeve bashkëpunojnë për aplikimin e një programi të përbashkët arsimor. 

“Janë ngritur grupet e përbashkëta të punës, të cilat së shpejti fillojnë punë për unifikimin e programeve mësimore dhe të teksteve shkollore”, bëri të ditur Ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, duke shtuar se “hapi i parë do të jetë realizimi i Abetares së përbashkët brenda vitit 2012”.

Grupe të ekspertëve do të nisin me përpilimin e një Abetare të njëjtë dhe gradualisht procesi do të përfshijë dhe librat e lëndëve të tjera bazë. Projekti për hartimin e një teksti Abetare-je të përbashkët që të përdoret në të gjitha trevat shqipfolëse është shumë afër realizmit. 

Sipas ministrisë shqiptare të Arsimit, bashkëpunimi Shqipëri - Kosovë do të shoqërohet dhe me liberalizimin e pranimeve, që do të bëhen në universitetet publike. Duke ju referuar shifrave konkrete, në sistemin universitar të Shqipërisë studiojnë rreth 700 të rinj nga trevat, nga Mali i Zi, nga Lugina e Preshevës dhe nga Maqedonia. Sa i takon studentëve nga Kosova, nga viti i ri akademik pranimi i tyre do të jetë pa limit. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-09-19 15:32
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›