E Shtunë, 31 Tetor 2026

Po na lë edhe “Gërdeci”!

Pas gati tre vitesh seanca gjyqësore, në të shumtën e rasteve me dështime duket se më 3 tetor do të mbyllet dosja e Prokurorisë për këtë çështje me shumë të pandehur e po kaq shumë dëshmitarë.

Tashmë, edhe me mungesë avokatësh, trupi gjykues ka shqyrtuar provat dhe dëshmitë e dëshmitarëve. Me rreth 180 seanca gjyqësore, do të “dalin në dritë” fajtorët e vërtetë të tragjedisë që la pas 26 të vdekur dhe rreth 300 të plagosur në mars të vitit 2008.

Aktualisht, asnjë nga të pandehurit nuk ndodhet në qeli, ndërsa të dyshuarit kryesor janë ish- administratori i “Albademil”, Mihal Delijorgji, ish-drejtori i fabrikës, Dritan Mixholi, ish-drejtor i MEICO-s, Ylli Pinari dhe ish-shefi i kontrollit të municioneve në Gërdec, Sokol Ngjesi. Këta shtetas fituan lirinë pak muaj më parë pasi kishin përfunduar afatet e paraburgimit, dhe gjykimi ndaj tyre vazhdoi jashtë qelive të burgut.

Por, në seancën e sotme, avokatët mbrojtës janë kujtuar edhe për kërkesë të tyre, atë të shkarkimit të trupit gjykues. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-09-19 15:15
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›