E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbia, ankesa për tekstet e historisë së Shqipërisë

Ambasadori serb në Tiranë, Ljubomir Zariç, ka kërkuar që Shqipëria të bëjë pastrime në testet e historisë në lidhje me prejardhjen e serbëve. 

“Disa nga tekstet shkollore shqiptare nuk janë objektivë në përcjelljen e historisë së vendeve fqinje”, ka thënë Zariç, i cili dje ndodhej në fshatin e Libofshës në Fier, për të festuar një vjetorin e çeljes së kursit të mësimit të gjuhës serbe.

Në fshatin Libofshë të Fierit jeton një komunitet i ardhur nga Novi Pazari i Serbisë, dekada më parë, por ky komunitet i përket përkatësisë myslimane.

Ndërsa ne lidhje me pakicat shqiptare qe jetojnë ne serbi ambasadori serb deklaroi se nxënësit atje do te mësojnë me programe te miratuara nga te dy vendet. “Lejimi i teksteve duhet të kryhet atëherë kur të jepet miratimi i përdorimit të tyre nga ana e ministrisë së Arsimit, sikundër edhe në Shqipëri", ka shtuar ai. /Start/

                                                                                             2011-09-19 10:50
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›