Proces i ri për rekrutimin e mësuesve në shkolla

Kreu i MASH Myqerem Tafaj, sqaroi para komisionit parlamentar të Edukimit procesin e ri për rekrutimin e stafit pedagogjik në shkollat publike.
"Në fund të këtij vitit shkollor do të kemi paketën e plotë të procedurave transparente të emërimeve të mësuesve, shpalljen e pozicioneve të punës, dhe rekrutimin e tyre. Ky është një projekt që po punojmë dhe jam optimist që brenda këtij viti do të kemi një situatë krejt tjetër për emërimin e arsimtarëve", tha Tafaj.
Deputetët socialistë, Marko Bello dhe Alfred Dalipi, thanë se në disa rrethe, këtë vit të ri shkollor janë emëruar në krye të drejtorive arsimore dhe shkollave, persona të cilët nuk kanë punuar asnjë herë në arsim. Ministri Tafaj ka mohuar deklaratat e deputetëve opozitarë, teksa ka shtuar se nuk mund të thuhet se nuk ka korrupsion në arsim, por ka ftuar opozitën të bashkëpunojë në luftën ndaj këtij fenomeni në arsim.
"Monitorimi i emërimeve në zyrat rajonale është intensiv. Në çdo rast që kemi pasur sinjalizime nga mësues apo deputetë, kemi dërguar inspektoruatin për verifikime. Kemi një përmirëism të ndjeshë në këtë drejtim, këtë e tregojnë dhe studimet, por lufta kundër korrupsionit në lidhje më emerëimet e mësuesve është konstante", u përgjigj Tafaj.
I pyetur dhe për pajisjen me libra të fëmijëve të emigrantëve, ministri Tafaj tha se nga ministria janë porositur 8500 libra për këtë kategori ndërkohë që u është propozuar vendeve pritëse të emigrantëve futja në shkollat e tyre të gjuhës shqipe si lëndë me zgjedhje, por ende nuk është dhënë një përgjigje për këtë. /S.Ll/Start/
2011-09-19 14:32