E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, e djathta merr kreun e Këshillit të Qarkut

32 nga anëtarët e këshillit të qarkut kanë dhënë votën e tyre për përfaqësuesen e koalicionit “Aleanca për Qytetarin” Eglantina Begteshi, ndërsa 13 të tjerë për kandidaturën e përfaqësuesit të “Aleancës për të Ardhmen”, Rezart Muka. 

Këshilli zgjodhi si nënkryetar të tij Klodian Merlikën, kandidat i "Aleancës për Qytetarin", ndërsa vazhdojnë diskutimet për zgjedhjen e shtatë anëtarëve të tjerë të kryesisë së Këshillit të Qarkut.

 Këshilli i qarkut të Durrësit, i formuar nga përfaqësuesit e zgjedhur në 16 njësitë vendore të rretheve të Durrësit dhe Krujës, pas zgjedhjeve lokale të 8 majit, ka 45 anëtarë, 30 nga të cilët përfaqësojnë “Aleancën për qytetarin”, ndërsa pjesa tjetër “Aleancën për të ardhmen”. /Start/

                                                                                             2011-09-22 15:41
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›