Gjykimi i Mediut Strasburgu pranon padine e familjareve te Gerdecit

Gjykata e te Drejtave te Njeriut pritet te shqyrtoje vlefshmerine e kerkesave te dy ankimuesve te plagosur ne ngjarje
TIRAN- Gjykata e Strasburgut ka pranuar kerkesen e dy prej te plagosurve te tragjedise se Gerdecit per gjykimin e Fatmir Mediut minister i Mbrojtjes ne kohen e shperthimit dhe aktualisht kreu i Mjedisit.
Lajmi u be i ditur dje permes nje deklarate te shperndare nga studioja ligjore qe mbron interesat e familjareve te viktimave te tragjedise se Gerdecit ngjarje e cila vrau 26 vete la te gjymtuar 300 te tjere. Shperthimi ndodhi ne nje distance prej afersisht 20 kilometrash nga Tirana ne nje qender te banuar e cila ishte kthyer nga Ministria e Mbrojtjes ne nje punishte te demontimit te municioneve proces qe kryhej nga kompania private Albademil.
Sipas njoftimit Gjykata pasi mori ne shqyrtim aplikimin e bere nga dy te demtuarit R. Durdaj dhe A. Hazizaj e vleresoi te mjaftueshem dhe te qenesishem per te hetuar me tej ne kete proces. Keshtu Gjykata evropiane e te Drejtave te Njeriut do te jete tani vleresuese e asaj shkeljeje ligjore qe mbrojti padrejtesisht nje individ nga hetimi i cili vazhdon te pengohet nga imuniteti parlamentar- thuhet ne njoftim. Sipas kryetarit te shoqates se Familjareve te Viktimave Feruzan Durdaj banoret e Gerdecit e pershendesin kete hap pozitiv dhe vazhdojne te besojne ende te drejtesia. Ligji eshte i barabarte per te gjithe perfshire ketu edhe Fatmir Mediun dhe Gjykata e Strasburgut eshte garancia e fundit per drejtesine e kerkuar ne emer te viktimave te pafajshme te Gerdecit- thuhet ne deklaraten e familjeve te Gerdecit.
Kerkesa ne permbajtje ka gjykimin ndaj ish- ministrit te Mbrojtjes ne kohen e ngjarjes Fatmir Mediun duke pranuar kerkesen e R. Durdes 11 vjec dhe A. Hazizajt te dy te plagosur ne ngjarje.
Sipas studios ligjore Strasburgu ka pranuar te shqyrtoje kerkesen qe ne thelb ka gjykimin e ish- ministrit te Mbrojtjes i cili arriti ti shpetoje gjykimit fale nje vendimi te Gjykates se Larte qe e cilesonte ate si te veshur me imunitet cka bente te pavlefshem sipas saj gjykimin. Familjare te viktimave te Gerdecit jane shprehur vazhdimisht si edhe dje Strasburgu eshte garancia jone e vetme. Ish- ministri Mediu u akuzua per shperdorim detyre ne dosjen e tragjedise se Gerdecit ne kohen kur ishte minister i Mbrojtjes. Aktualisht procesi ndaj te akuzuarve te tjere te tragjedise se Gerdecit vijon ne Gjykaten e Shkalles se Pare ne kryeqytet.
Procesi eshte ne fazen e administrimit te provave shkresore dhe ekspertimeve te kryera nga specialistet perkates ne vendin e ngjarjes si dhe ekspertime te tjera qe lidhen me shperthimin. Familjare te viktimave te tragjedise se Gerdecit kane krijuar nje shoqate qe te mbroje interesat e tyre. Menjehere pas vendimit te Gjykates se Larte per mos gjykimin e Mediut ish- minister te Mbrojtjes aktualisht Minister i Mjedisit keta te fundit paten deklaruar se do te ankimonin deri ne Strasburg vendimin e mesiperm ashtu sic edhe ndodhi. Pritet qe Gjykata e te Drejtave te Njeriut ne Strasburg tiu kerkoje autoriteteve shqiptare materiale konkrete te dosjes se tragjedise se Gerdecit.