E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjergj Ndreca zbret nga monumenti i Skënderbeut, kishte kërcënuar se do të vriste veten

Share

(E PERDITESUAR)- Gjergj Ndreca, ish- i përndjekuri që u bë i famshëm për shkak të sulmeve mbi politikanët, hipi tek monumenti i Skënderbeut në qendër të Tiranës duke kërcënuar se do vriste veten. Bashkë me të ishte edhe një bashkëluftëtar, Lirak Bejko, i cili zbriti i pari nga monumenti pas negociatave.

Ndreca ishte në gjendje të rënduar mendore. Në një prononcim telefonik për A1Report ai pohoi se ka hipur mbi kalin e Skënderbeut për të zgjidhur hallet e Shqipërisë. Policia dyshonte se ata të dy ishin të alkoolizuar.

Para pak kohësh, Xhemal Gjuri, mik i dy të përndjekurve dhe vetë ish- i përndjekur, pati hipur në një vinç në një pallat në ndërtim në qendër të Tiranës, duke kërcënuar me vetëvrasje.

Muaj më parë Gjergj Ndreca dhe Lirak Bejko u arrestuan të dyshuar si autorë për goditjen e deputetit të Partisë Demokratike, Ilir Rusmali. Lirak Bejko dhe Gjergj Ndreca, të dy ish- të përndjekur politikë, u arrestuan nga zyra e hetimit të krimeve e komisariatit nr.1, me akuzën e goditjes dhe fyerjes së personaliteteve të larta shtetërore. Të dy personat u dërguan në ambientet e komisariatit nr.1, ku fillimisht u morën në pyetje nga hetuesit. Sipas hetuesve dyshimet e tyre, mbi incidentin dhe agresionin e dy ish- të përndjekurve qëndron në faktin se ata vazhdimisht kanë shprehur papajtueshmërinë e tyre me shpërblimet e papërfituara nga qeveria, për vitet e vuajtura në burg gjatë periudhës së komunizmit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›