E Diel, 1 Nëntor 2026

Disa zona të Tiranës pa ujë, shkak defekti në rrjet

Shkak është bërë një defekt në 3 linjat e transmetimit në Lana Bregas që furnizojnë me ujë depot e Tiranës.

Drejtoria e Ujësjellës Kanalizimeve të Tiranës bëri të ditur se ka patur rrëshqitje dheu, të cilat shkaktuan këputjen e linjave të furnizimit me ujë të depove në Lana Bregas.

"Defekti solli probleme në furnizimin me ujë në zonën "Mihal Grameno", "Komuna e Parisit", një pjesë e Tiranës së Re, Qendra e Tiranës dhe Zona e njohur si "Pallatet Agimi"", thanë burimet. Sipas tyre, është kryer riparimi i plotë, por deri në mbërmje kur pritet edhe stabilizimi i situatës, këto zona do të kenë një reduktim të furnizmit me ujë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›