E Shtunë, 31 Tetor 2026

Discovery Channel njeh Kosovën

Gjiganti i prodhimeve të dokumentarëve në botë, "Discovery Channel"  ka treguar për herë të parë hartën e Ballkanit, me Kosovën si shtet të pavarur dhe të ndarë nga Serbia.

Kjo ka ndodhur gjatë transmetimit të një emisioni që i kushtohej ndërtimit të një ure të re në Beograd. Duke shpjeguar se ku gjendet Beogradi, udhëheqësi i emisionit Danny Forster thotë se Jugosllavia është ndarë në 7 shtete, dhe se Serbia është një prej tyre.

Euronews më herët, e SkyNews së fundi e ndajnë Kosovën në hartë, kurse CNN, sidomos në parashikimin e motit, ende e tregon Kosovën pjesë të Serbisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›