E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mlladiç do ta bojkotoj Gjykatën e Hagës

Avokati i ish komandantit ushtarak serb në Bosnjë, Ratko Mlladiç, ka deklaruar se klienti i tij synon ta bojkotoj Gjykatën për Krime të Luftës në Hagë, ku duhet të paraqitet nesër për t`u njohur me akuzat për genocid gjatë luftës në Bosnjë.

Avokati Milosh Shaliç, tha se Mlladiç ka vendosur që të mos paraqitet përsëri në gjykatë, duke kërkuar që ai të përfaqësohet nga avokatët e tij mbrojtës.

Pas 16 viteve në ikje, Ratko Mlladiç, është arrestuar në muajin maj të këtij viti. Ai i kundërshton akuzat ndaj tij.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›