E Shtunë, 31 Tetor 2026

NATO-Gadafi, mjaft me sulmin ndaj civilëve

NATO i ka dhënë një ultimatum liderit libian Muamar Gadafi. “ Mjaft me sulmin ndaj civilëve”. Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Ushtarake Andres Fogh Rasmusen ka deklaruar se nëse regjimi i Gadafit do të vazhdojë me sulme të vazhdueshme ndaj popullsisë civile, nuk mund të imagjinoj që komuniteti ndërkombëtar dhe OKB të rrinë duar kryq”. Që të jetë e qartë, ka vazhduar ai më tej, ne nuk kemi asnjë symin që të ndërhyjmë në Libi, por jemi duke u përgatitur ndaj çdo lloj ngjarje. Jemi gjithashtu të qartë se një ndërhyrje nga jashtë mund të krijonte një reagim nga bota arabe dhe për këtë jemi në kontakte me Ligën Arabe dhe Bashkimi Afrikan” ka deklaruar Rasmussen.
 

Me herët edhe kreu i Organizatës së Kombeve të Bashkuara Ban Ki moon, Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-mun ka kërkuar që t`i jepet fund sulmeve kundër civilëve në Libi, dhe paralajmëroi se ata që shkelin ligjin ndërkombëtar do të dalin para drejtësisë. Por Minsitri i Jashtëm italian Roberto Marrone ka deklaruar se një ndërhyrje ushtarake në Libi do të ishte një gabim. “ Kamë dëgjuar që është folur për ndërhyrje ushtarake e mendoj se ky është në gabim i rëndë” ka thënë Marrone.
 

Dua të them, ka shpjeguar ministri, se unë besoj ashtu siç tha dhe Sekretarja Klinton që një ndërhyrje e gabuar në Libi mund të shndërrohet në një Afganistan të ri, ose në një Somali të re, që do të thotë në duart e terroristëve” ka thënë Marrone.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›