Disfata e Interit, Milani tani beson te titulli
SICILI- Interi në një krizë nervash dhe rezultatesh. Skuadra e Zhoze Murinjos, që ka dominuar kampionatin italian për 4 vjet, ka vetëm një fitore në 6 ndeshjet e fundit, ndërkohë që të premten në mbrëmje erdhi edhe disfata më e rëndë. Zikaltërit u mundën 3-1 nga Katania, në një ndeshje që nxorri në pah problemet e kësaj skuadre në prag të super përballjes me çelsin ditën e martë. Interi kaloi i pari në avantazh me një gol të minutës së 53-të të shënuar nga Diego Milito, pas një pasimi të artë të Samuel Eto.
Por, kur pritej dyfishimi, Maksi Lopez arrin të barazojë shifrat. Ndihmësi i Murinjos, Barezi, hodhi në fushë ganezin Muntari, që rezultoi lojtari më negativ i mbrëmjes. Vetëm pak sekonda pas futjes në lojë ai shkaktoi një faull afër zonës dhe pas goditjes, e devijoi topin me dorë, duke shkaktuar penallti dhe duke lënë Interin me 10 vetë. Maskara arriti të kalonte Katanian në avantazh, ndërsa llogaritë u mbyllën nga Martinez, pas një aksioni spektakolar.
Kjo humbje e lë Interin në kuotën e 59 pikëve, 4 më shumë se Milani, që pret të dielën në mbrëmje Kievon në San Siro. Një fitore e kuqezinjve e çon në vetëm 1 pikë diferencën në renditje. “Mund të shkojmë -1 pikë, por janë ende 10 ndeshje për t’u luajtur, - u shpreh trajneri i Milanit Leonardo. – Duhet të jemi konstantë dhe të vazhdojmë të mendojmë ndeshje pas ndeshje, duke u munduar të bëjmë lojën që kemi bërë për një pjesë të madhe të sezonit, e cila na ka sjellë deri këtu. Me Kievon duhet gjithçka nga të gjithë. Kemi shumë futbollistë në të njëjtin nivel, por duhet shumë dëshirë dhe sakrificë. E dimë që do të vuajmë, pasi është një ndeshje e vështirë”, deklaroi më tej ai. Seria A tashmë është më e hapur se kurrë, pasi edhe Roma mund të afrohet në 4 pikë në rast se fiton ndaj Livornos.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)